Nga një seancë e Kolegjit Zgjedhor

Politikë

PD vijon përpjekjet për të bllokuar numërimin e votës së diasporës, çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it për Greqinë (SHKRESA)

14 Maj, 18:37| Përditesimi: 14 Maj, 19:58

  • Share

Komisioni i Ankesave (KAS) pranoi kërkesën e PS për numërimin e votave të diasporës në Greqi, që ishin bllokuar me një vendim që u shpall i paligjshëm të komisionerit Ilirjan Celibashi.

KAS vendosi që numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë të bëhej dhe të rrëzohej pretendimi i Partisë Demokratike për parregullsitë.

Por selia blu ka vijuar betejën e saj për bllokimin e votës së diasporës në Greqi.

Kërkesa është dorëzuar nga avokati i PD-së, Marash Logu.

Ajo ka ankimuar vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor, ku kërkon që të shfuqizohet dhe të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i kryekomisionerit Celibashi.

KAS konstatoi se akti i kryekomisionerit ka karakter normativ nënligjor, por sipas ligjit, kompetenca për miratimin e akteve të tilla i përket ekskluzivisht Rregullatorit të KQZ-së. Ky i fundit ka miratuar më herët rregullat e plota për administrimin e votave nga jashtë me vendimin nr. 22, datë 20.03.2025 dhe vendimin nr. 33, datë 08.05.2025, të cilat përfshijnë çdo hap të procesit nga dorëzimi, hapja dhe verifikimi i kutive, deri te numërimi dhe vlerësimi i votave.

Në përfundim, KAS vendosi se vendimi i Komisionerit është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor dhe Kodin e Procedurave Administrative, dhe për këtë arsye shfuqizohet si akt I pavlefshëm. Zbatimi i mëtejshëm i tij ndalohet, ndërsa në fuqi mbeten vendimet ekzistuese të Rregullatorit.

Vendimi i djeshëm i KAS erdhi pas kërkesës së depozituar nga PS që kundërshtonte aktin e kryekomisionerit Celibashi për të veçuar zarfet e ardhura nga Greqia pas kërkesës së Partisë Demokratike.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?