TIRANË - Demokratët votojnë sot në Qarkun e Tiranës 140 emrat në listat e PD-së. Emrat e propozuar për qarkun e Tiranës kanë dalë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Anëtarësia e PD në Tiranë do të votojë sot me votën kontestuese për emrin që nuk e do në listën finale të kandidatëve në zgjedhje. Në listë mungojnë emrat e drejtuesve të partisë pasi futen në lista pa kaluar filtrat e anëtarësisë. Në listën për Tiranën mungon emri i Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Bujar Nishanit. Emri i Sali Berishës nuk do të kalojë në votim, ai do të përfshihet tek kuota e 20 % të listës së kandidatëve që do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si personalitet politik me kontribut të gjatë në parti, ashtu siç kalon automatikisht edhe emri i Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.
Surpriza e parë erdhi nga emri i Flamur Nokës i cili iku nga Kukësi dhe po kandidon në Tiranë. Disa nga emrat e përfshirë janë dhe të botës së sportit dhe botës së artit. Disa nga emrat më pikantë janë gazetari Basir Çollaku, aktori Julian Deda apo regjisori Robert Budina, nga fusha e sportit Andi Lila, Gentian Muça, Artan Pogoni dhe Klodiana Shala. Gjithashtu në listë janë edhe ish drejtues policie si Erzen Breçani, Ahmet Prençi, Emri Vata.
Ashtu siç ishte thënë Agron Shehaj ikën nga Vlora dhe kandidon në Tiranë si dhe ka një rikthim të ish deputetit të PD-së, Aleksandër Biberaj. Në listë edhe Zak Topuzi nga Shoqata e Turizmit, Gazmend Dibra ish Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, mjeku Halim Kosova dhe Ylber Vata, Mjek Kirurg Shefqet Ndroqi si dhe ish kryebashkiakët e Vorës Fiqiri Ismaili dhe ai i Kamzës Xhelal Mziu.
Dega Tirana 1
1. Aldo Bumçi
2. Bislim Ahmetaj
3. Blerina Zylfo
4. Enno Bozdo
5. Izet Hysa
6. Lili Sula
7. Ramazan Shushku
Dega Tirana 2
1. Adrian Tufina
2. Agim Parllaku
3. Basir Çollaku
4. Blerina Banushi
5. Blerina Brovina
6. Florjon Mima
7. Ivi Kaso
8. Majlinda Prendi
9. Mirela Tabaku
10. Sokol Allaraj
Dega Tirana 3
1. Aida Shehu
2. Alfred Pllumbi
3. Andrin Tahiri
4. Çlirim Gjata
5. Ledia Sula
6. Ledor Marku
Dega Tirana 4
1. Erzen Breçani
2. Gent Strazimiri
3. Klaudia Neziraj
4. Mark Uka
5. Mirgen Zaçellari
6. Sokol Preçi
Dega Tirana 5 (Zona e ish bllokut)
1. Agron Shehaj
2. Akil Kraja
3. Aleksander Biberaj
4. Arben Kashahu
5. Besmira Manaj
6. Besmira Petriti
7. Dorjan Teliti
8. Durim Kraja
9. Edlira Beqiri
10. Endrin Gjipali
11. Genc Pollo
12. Gert Bogdani
13. Lediana Fratari
14. Teuta Starova
Dega Tirana 6 (Kombinati)
1. Eduard Hajko
2. Fatbardh Kadilli
3. Ina Zhupa
4. Klodiana Shala
5. Majlinda Zoça
6. Ornelda Zefi
7. Shpetim Agolli
Dega Tirana 7 (Ish fusha e aziacionit)
1. Albana Vokshi
2. Alfred Rushaj
3. Artan Pogoni
4. Eda Shuli
5. Erald Shulla
6. Erges Eskiu
7. Etion Kapedani
8. Julian Deda
9. Renald Rista
10. Sami Koçeku
11. Taulanda Jupi
12. Zak Topuzi
Dega Tirana 8
1. Anila Jani
2. Arta Sakja
3. Eni Kasmi
4. Gentjan Muça
5. Ilir Pilku
6. Jorida Tabaku
7. Nderim Horeshta
8. Tomorr Alizoti
9. Uran Abazi
10. Vehap Kola
Dega Tirana 9
1. Alfred Pjetri
2. Arben Ristani
3. Grida Duma
4. Hasan Cani
5. Ilirjan l:açi
6. Robert Budina
7. Zamira Bushati
Dega Tirana 10
1. Belind Këlliçi
2. Eduard Kelmendi
3. Enkeleida Sallaku
4. Ervin Minarolli
5. Ilir Stojku
6. Irsida Shehi
7. Mateo Spaho
8. Nada Kallçiu
9. Sebastiana Bytyçi
10. Zhaneta Ndregjoni
Dega Tirana 11 (Lapraka)
1. Ahmet Prençi
2. Orjola Pampuri
3. Suada Vathi
4. Vebina Resuli
Dega Tirana 12
1. Ethem Aga
2. Forcim Kola
3. Gazmend Dibra
Dega Tirana 13
1. Emri Vata
2. Eldona Sipri
3. Klodian Luzi
Dega tirana 14
1. Besim Kuka
2. Migena Kazdeda
3. Tahsim Mema
Dega Tirana 15 ( Baldushku)
1. Halim Kosova
2. Petrit Sudi
3. Vath Tabaku
Dega Tirana 16
1. Eduart Rexha
2. Festim Maqinaj
3. Flamur Noka
4. Ilir Zmalaj
5. Minushe Lazaj
Dega Rrogozhine
1. Agron Kaja
2. Eqerem Deliu
3. Shkelqim Kalemi
4. Sokol Gosa
5. Tomor Ballabani
6. Vladimir Manushi
Dega Vore
1. Ardian Xhakoni
2. Fiqiri Ismaili
3. Hysni Mara
4. Isuf Demirxhiu
5. Ymer Marku
Dega Kamez
1. Alfred Halilaj
2. Bilbil Bajraktari
3. Dhimiter Vata
4. Munir Shehu
5. Tomorr Kotarja
6. Xhelal Mziu
7. Ylber Vata
Dega Kavaje
1. Andi Lila
2. Fisnik Qosja
3. Mirazh Shkodra
4. Shkelqim Hoxha
5. Suzana Arkaxhiu
6. Përparim Çaça
Dega paskuqan
1. Agron Hajdarkola
2. Armend Gjana
3. Havzi Ahmati
4. Fatos Rexha
5. Flamur Hoxha
6. Xhelil Koleci
Bravo Lul!! E ke te sigurt humbjen!!
PërgjigjuListe me mjerane se luli dhe PD bashke
PërgjigjuVotim plotesisht fallso. Si mund te konsiderohet se vendos antaresia e PD kur nga 140 kanditat per deputet per Tiranen antaresia mund te skualifikoj maksimumi 20 kanditat ne nje kohe qe per 34 kanditat qe do te futen ne listat e votimit i zgjedh kryetari nga 120 kanditatet qe mbesin. Sa % eshte hapja e listes me voten e antaresise. Perllogaritje del:120 kanditat qe mbesin pas votimit pjesetue me 140 kandtat ne para votimit = 86% i zgjedh kryetari i Partise dhe vetem 14 % skualifikon anetaresia.
PërgjigjuFutja e Budines ne liste provoi se kauza e teatrit ishte kauza e PD-se. Asgje nuk ka ndryshuar. Basha deshtak dhe i korruptuar eshte po aty dhe mentori i tij Berisha me nje mije mekate e kusure mbi vete eshte de facto dhe ben ligjin ne PD. Te tjeret jane dekor.
PërgjigjuMe thoni o njerez a futet ne parlament ky Budina , a nuk ngjan me nje pijanec ordiner, ky eshte kontigjenti.po besoj se demokratet do ta skualifikojne kete figure te degjeneruar me imazh zero ne Tirane bashke me vellain tjeter i denuar per vjedhje Fondesh nga gjykata.me nje fjale pune hajnash.
Përgjigju