Politikë

PD: Xhafaj ka ndryshuar ligjin për të mbrojtur të vëllanë, ja dokumentet

10 Maj 2018, 18:41| Përditesimi: 10 Maj 2018, 22:54

  • Share

Sikundër vepruan të mërkurën me dokumentet e drejtësisë italiane, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor i PD, Gazment Bardhi dolën para mediave me procesverbalet e falsifikuara sipas tyre nga Fatmir Xhafaj në kohën kur drejtonte Komisionin e Ligjeve dhe atë të Reformës në Drejtësi. Deputeti Alibeaj deklaroi se Xhafaj ka bërë një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, duke i siguruar mbrojtje të vëllait të dënuar nga drejtësia italiane me burgim, në mungesë për trafik narkotikësh.

Xhafaj miratoi një ndryshim në kodin penal që i siguronte paprekshmërinë vëllait të tij. Ndryshimi në nenin thotë 491, pika f. ka ndryshuar si më poshtë: Nuk mund të jepet ekstradimi: f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit

Enkelejd Alibeaj

Ndërsa eksperti ligjor në PD, i cili ka ndjekur dhe diskutimet e ligjeve të reformës në drejtësi, Gazment Bardhi përmendi të gjitha faktet, sipas tij të ndryshimit të nenit që demokratët thonë i siguron paprekshmëri Agron Xhafajt, vëllait të ministrit.

Edhe në mbledhjen e tretë të datës 21.03.2017, mbi ndryshimet e bëra në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk rezulton të ketë pasur asnjë diskutim nga anëtarët e Komisionit. Në këtë mbledhje është bërë miratimi në tërësi i ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. FAKT 4: Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin ndryshues të Kodit të Procedurës Penale. Në faqen 32 të Raportit pasqyrohet edhe ndryshimi që i bëhet nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, ku pasqyrohet se ndryshimi ishte identik me atë që kishin propozuar ekspertët dhe kishte miratuar Komisioni, pra versioni i propozuar nga deputetja Vasilika Hysi zyrtarisht

Gazment Bardhi-ekspert ligjor në PD

Një ditë më parë ishte deputeti Alibeaj dhe ekseprti ligjor Bardhi ripublikuan vendimin e dënimit në mungesë të Agron Xhafajt me 7 vjet burg nga drejtësia italiane. Demokratët thonë se vëllai i ministrit ndodhet në Shqipëri nën mbojtje të ministrit.

PDF/ Dokumenti 1  kliko qe të hapet dokumenti

PDF/ Dokumenti 2  kliko qe të hapet dokumenti

PDF/ Dokumenti 3  kliko qe të hapet dokumenti

PDF/ Dokumenti 4  kliko qe të hapet dokumenti

PDF/ Dokumenti 5  kliko qe të hapet dokumenti

PDF/ Dokumenti 6  kliko qe të hapet dokumenti

PDF/ Dokumenti 7  kliko qe të hapet dokumenti

Dokumentet e publikuara sot nga PD, qe akuzon Xhafen per ndryshimin e Kodit te Procedures Penale

Komento

Komente

  • Omg: 10/05/2018 23:58

    Ti Ben tironcy from hale shullazi SHKO ruaj GOMARET e TAHIRAMETES DHE MESO SI DHEN KEPUCET e nje KEMBE .o

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 10/05/2018 22:51

    Ja dhe karagjozet e drejteise. Shkoni boni denoncim e mos HANI M*** STUDJOVE E DUKE U PERDREDHUR SI KRVT.

    Përgjigju
  • Lali: 10/05/2018 19:02

    OK. Se pari, meqe e gjetet "shkeljen" penale, percillni nje kallzim me shkrim ne organin e akuzes. Edhe nese nuk e beni, se dyti, vet organi akuzes ngarkohet me ligj te nisi hetime kryesisht. Dhe tani mo qe kane nje fringo Pordhekurore te Gjobat e Renda a pa pa pa ca do i bejne "Zorretareve" te larte. Hetim jo vetem per falsifikamorrin, por dhe per ato qe e miratuan. Kshu de. Edhe ne shpetojme nga keto plehra. Le pa le i behet qefi Amerikanit e, Gjerrmanit e, qe iu kput zorra bythes per dreqesiene tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?