PD zgjedh kandidatët për deputet në Berat, Durrës e Kukës, datat kur do votohet

21 Shtator 2020, 22:01| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 10:31

  • Share

Partia Demokratike i qarkut të Kukësi, do të zgjedh kandidatet për deputet me 25 shtator. Në urdhrin e dërguar nga selia e PD-së ku përcaktohen qartë mënyra dhe udhëzimet se si do të votohet në Has, Tropojë, Kukës  më 25 shtator. Orari i votimit do të jetë nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa emrat e kandidatëve   pritet të dalin më 24 shtator, një ditë para votimit nga baza qendrore.

Gjithashtu në qarkun e Durrësit, anëtarët e Partisë Demokratike do të zgjedhin kandidatët më 3 tetor, ndërsa lista e emrave me kandidatë do të bëhet publik 24 orë parë, më 2 tetor.

Ndërsa në Berat do të zhvillohet më 28 shtator dhe 24 orë parë do të bëhet publike lista e kandidatëve  për të cilët duhet të votohet.

Lista e kandidatëve për konfirmim në varësi të numrit të kandidateve dhe anëtarëve të çdo dege do të hartohet në nivel dege, grup degësh apo Qarku. Secili kandidat përpara procesit të konsultimit me anëtarësinë duhet të nënshkruajë një deklarate personale ku merr përsipër përgjegjësinë që të mos përfshihet në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë të ndershme dhe të barabartë brenda partisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?