Deputeti Asllan Dogjani

PD zgjedh kreun e degës në Kamëz, Dogjani i pakënaqur i shkruan Berishës në Facebook: Unë deputeti më i votuar s'u ftova! Kjo është e dëmshme

11 Nëntor, 14:13| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:22

  • Share

Pakënaqësitë brenda PD-së janë të dukshme dhe vijojnë. Petrit Doda është zgjedhur në krye të degës së PD Kamzë. Por për prezantimin e tij nuk është thirrur për të qenë prezent Asllan Dogjani.

Kjo ka ngjallur dhe indinjatë nga deputeti Dogjani, i cili mesa duket duke mos pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me Sali Berishën i ka shkruar një koment poshtë videos që Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook e tij.

“Suksese Petrit Dodes se ja vlen. Por besoj se eshte e demshme ne keto momente kur behet prezantimi i kryezarit te partise dhe nuk thirret deputeti me i votuar i zones…… A keshtu do fitojme?”, ka komentuar Dogjani.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazi: 11/11/2024 19:33

    Ti je turpi i pd dhe turp per ata qe te mbajne tu deputet. Ti je nke butak qe shtetite çdo parti dhe perdundove aty ku e meriton me halene e pd

    Përgjigju
  • Eri: 11/11/2024 18:23

    E thjeshtë, nuk je më në listën e deputetëve të ardhshëm. O do bësh si majmun më i egër me shpresë se Berisha do të konsiderojë e të fusë në listë në momentin e fundit, ose mendo ç’do bësh me jetën tënde në 2025-ën e tutje. Si kamelon që ndryshon ngjyrën e lëkurës, besoj se do ia dalësh sërish të strukesh në sqetullën e dikujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?