Politikë

PD-AN, Mahmutaj: Shikoj që në popull ka një frymë pozitive! Në zgjedhje marrim 3 mandate në Berat

11 Prill 2021, 16:59| Përditesimi: 11 Prill 2021, 17:19

  • Share

Programi i PD-së, synon rimëkëmbjen e ekonomisë, uljen e taksave si për biznesin. Kështu shprehet kandidati për deputet, Kasem Mahmutaj, i cili renditet i dyti në listën e qarkut të Beratit.

“Do të investohet në uljen e taksave jo vetëm në hoteleri por në çdo sektor që ka të bëjë me turizmin. TVSh do të jetë 6% sigurisht do të rishikohen dhe taksat për bizneset që kanë të bëjnë me pushtetin vendor. Në Berat prioritet do të jenë dhe subvencionimet në Bujqësi”, tha Mahmutaj.

Duke folur për Report Tv, Mahmutaj premton se qeverisja e djathtë do të bëjë realitet Boshtin e Jugut.

“PD në programin e saj shtyllë kurrizore ka ndihmesën që do ti japë biznesit në tërësi. Nga prioritetet në investime do të jetë boshti i jugut. Në mandatin e parë PD do të përfundojë boshtin e jugut që do ti japoë një frymëmarrje sjellje dhe rritje të turzimit në Berat”, shtoi Mahmutaj.

Në këto zgjedhje, Partia Demokratike pretendon të marrë dy mandate më shumë në Berat se sa në zgjedhjet e 2017-ës.

“Nuk mund të tregohem euforik por shikoj që në popull ka një frymë pozitive. Në çdo takim që bëj votuesit janë të shumtë dhe na japin mbështetje. Në përllogaritjet tona mendoj se do ti kalojmë 3 mandate. Kjo duket përditë në reagimin qytetar dhe në 3 mndate që synojmë ne si PD dhe e shikoj që edhe mbështetja është e tillë”, vijoi ai.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?