PD-Berishës: Sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin duke amnistuar kriminelët

12 Shkurt 2022, 14:23| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 14:26

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që Sali Berisha i bëri kandidati të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Teksa Berisha u kërkoi demokratëve që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD, selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se po bën aleancë me Tom Dhoshin dhe Vangjush Dakon duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

"Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën. Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve. Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën", shkruan PD.


Lajmi kryesor:

Përplasjet Berisha-PD 'zhvendosen' në Bashkinë Rrogozhinë! Selia blu: Gënjeshtrat e 'Non Grata-s' vazhdojnë, sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin! Berisha: Mos e votoni kandidatin e Bashës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?