PDIU del vetëm për 'Vendoret', Idrizi: S’përfshihemi në përçarjen e PD-së, u kërkojmë të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën

25 Shkurt 2023, 09:35| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 12:40

  • Share

Një ditë pasi Berisha e cilësoi PDIU-në në ‘zonën gri’, pra të pa vendosur në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, kryetari Shpëtim Idrizi ka sqaruar se do të dalë i vetëm për vendoret. Përmes një postimi në rrjete sociale, Idrizi thotë se nuk do të bëhet me asnjë prej partive të mëdha ndërsa nënvizoi se ka qenë i qartë lidhur me përçarjen e PD-së.

Por kreu i çamëve nuk ëshë i vetmi aleat opozitar i distancuar nga Partia Demokratike, që nga koha kur Sali Berisha mori drejtimin e selisë blu. Të ndarë nga ai, në zgjedhje shkojnë edhe LZHK e Dashamir Shehit, Partia Agrare Ambientaliste apo Bindja e Astrit Patozit. Deri më tani, Berisha nuk ka firmosur as me më besnikun e së djathtës, Fatmir Mediun.

“Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe,  të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.”- shkruan ai.

Teksa thekson se nuk ka asnjë thirrje ndaj mbështetësve të partive për bindjet e tyre karshi partive, Idrizi u kërkon të gjithëve të mos votojnë Fred Belerin, kandidatin e Berishës për Himarën. Kreu i PDIU-së thotë se shqiptarët nuk mund të votojnë një njeri që bën fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit’.

“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrje shqiptareve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.”- shkroi Idrizi.

Skandali i fushatës së Fred Belerin, u denoncua fillimisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. Deputeti i PD-së, është shprehur se Beleri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit duke përdorur për fushatë, flamurin e ‘vorio epirit’. Ai u kërkoi demokratëve të mos e votonin, ndërsa shtoi se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit.

Video është bërë publike nga vetë kandidati kandidat i përbashkët i PD-së dhe PL në rrjetet e tij sociale. Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptar që jeton në Samos të Greqisë që ta mbështesin, duke i premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ata përballen.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cameria: 25/02/2023 11:50

    PDIU ka qene aleate e Berishes ne dy zgjedhje parlamentare edhe pasi PD i fali territor detar Greqise. Kjo eshte teresisht e pafalshme. Si mund te pretendosh se je force politike patriotike dhe te besh aleance per zgjedhje parlamentare me nje parti qe ka kryer tradheti kombetare? Distancimi nga aleati i Berishes ne Himare eshte e pamjaftueshme. Eshte thjesht nje perpjekje per te ruajtur imazhin fallco te nje partie patriotike. U kerkojm te gjitheve te mos votojn partine e Idrizit. Te mos votohet partia qe beri koalicion ne zgjedhje parlamentare me partine qe i fali territor Greqise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?