Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me anëtarët e Shoqatës Patriotike në Fier u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk mund të pranojnë atë që “pashallarët e kuq” i kanë bërë Çamërisë që në vitin ’44.
Idrizi theksoi se shqiptarët e Çamërisë nuk e pranojnë dot thundrën e pushtetit dhe si çdo shqiptar ndihen të fyer nga politika antishqiptare e Kryeministrit Edi Rama.
“Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke. Kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir. Pra, jo thjesht të na heqë identitetin ne, por të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar”, tha ai.
Për Idrizin Greqia zgjeron ujërat territoriale pas 87 vitesh ndërsa kryeministri bën avokatin e tyre.
“Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë”.
Në fund kreu i PDIU-së u shpreh se të bashkuar shqiptarët janë më të fortë.
Zoti Idrizi! A eshte me interesuar per qeshtjen çame Edi Rama apo Vangjel Dule?
Përgjigju