Politika 'zhgënjen' edhe PDIU-në, Idrizi: Lanë çështjen çame në harresë për vota dhe egoizëm! S’jemi si partitë e tjera, e neveris heshtjen e tyre

20 Prill 2023, 18:18| Përditesimi: 20 Prill 2023, 20:31

  • Share

Drejtuesi i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka nisur me kritikë ish aleatëve dhe politikës në tërësi fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Duke e cilësuar si kauzë të harruar, të lënë mënjanë, të rrudhur dhe të asfiksuar nga retorika politike, kreu i çamëve ka garantuar qytetarët se PDIU nuk është si partitë e tjera.

“Kjo padrejtësi e madhe historike, njerëzore e familjare e çamëve është dhe gjeneza e PDIU, por s’mjafton me kaq. Do e kthejmë këtë çështje në një çështje kombëtare. Sepse Çamëria është simboli i sakrificës, që ne ta kishim këtë Shqipëri që kemi sot. Kosova dhe Çamëria u sakrifikuan për këtë vend që ne kemi sot. Dua t’iu garantoj që ne s’jemi si partitë e tjera, për ne anëtarët nuk janë numra apo militantë, për mua ju jeni, një mesazh shprese për të gjithë. Ne nuk i ikim dot Çamërisë por edhe Çamëria nuk ikën dot nga ne.”- tha Idrizi.

Duke shpjeguar në çdo cep të fjalimit të tij, arsyen se pse PDIU doli fillikat në zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i çamëve mohoi që kauza e PDIU të lihej në harresë dhe të përdorej edhe më tej, siç është përdorur masivisht për vota nga partitë kryesore. 

“Ne na deshën dikur për vota, por kur u përmend të drejtat e njeriut dhe gjëra të këtij lloji duket se për ndonjë arsye tjetër idealiste, ne nuk u interesojmë. Ata janë munduar gjithnjë të na rrudhin, të na zvogëlojnë. Këta që na duan herë për aleancë e herë për numra, ne në fakt na rrudhin dhe na shtypin gjithnjë edhe më tepër për interesat e tyre personale. Në 14 vjet që ne kemi qenë të plotësuar me deputetë etj, qeveria shqiptare nuk është ulur asnjëherë me shoqatën Çamëria, për ta nuk ekzistojmë. Po çfarë i pengon ata që të ulen me ne?”- tha Idrizi.

Kreu i çamëve gjithashtu u shpreh se neveritet nga heshtja e politikës.

“Është për të ardhur keq, edhe në Kuvend janë kaotik, kërkojnë të drejta dhe dënojnë padrejtësitë e botës, por nuk u kujtuan asnjëherë për masakrat e shqiptarëve të Çamërisë? Është e ccudtishme dhe e neveris heshtjen e tyre. Por sigurisht që kam dëgjuar edhe teza sikur këto janë ccështje të Luftës së Dytë Botërore. Por këto ccështje nuk janë me datë, janë pasuri kombëtare, sepse ne atdheun e kemi amanet. Dhe kjo gjë, përbën dinjitetin tonë, përbën atë qe ne na bën bashkë dhe solidar, gjuha, historia e zakonet. Dhe PDIU i gjen këto elementë dhe dëshiron t’i përforcojë ato.”- u shpreh ai.

Kujtojmë se në prag të fushatës së 14 majit, kreu i çamëve Shëptim Idrizi njoftoi se PDIU do të dilte e vetme në zgjedhjet Vendore. Këtë zgjedhje të Idrizit, Berisha e cilësoi si të gabuar madje e cilësoi Idrizin si pjesë e ‘zonës gri’.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?