PDIU: Rama nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'! Lironi 26 protestuesit

20 Tetor 2020, 15:40| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 15:41

  • Share

1603189722_IDRIZI22.jpg

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje policisë që të lirojë 26 anëtarët e shoqatës “Çamëria”, që u shoqëruan pas protestës së ditës se sotme, teksa ka theksuar se sot u vërtetua sipas tij që Rama po ndjek axhendën e Greqisë. Referuar falenderimeve në dy gjuhë, greqisht dhe turqisht që Rama bëri në fund të konferencës me ministrin Nikos Dendias, Idrizi tha se " Kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'.

"Dhuna e paprecedentë, ndalimi i tubimit dhe shoqërimi në komisariat i 26 protestuesve të PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria” tregoi edhe njëherë që Qeveria ndjek axhendën greke dhe jo atë shqiptare. Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias nuk mund të heqë Çamërinë nga axhenda shqiptare.

Shqiptarët e Çamërisë kanë 76- vjet që protestojnë ndaj genocidit më të ashpër në ballkan, ku forcat Zerviste vranë dhe masakrauan një popullsi të tërë. Absurdi i sjelljes së policisë politike për të ndaluar protestën e sotme, na kujton dhunën e ushtruar  të vitit 2004, kur burra pleq u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar, për rezolutën e çështjes çame. Ne nuk na ndal dot askush në betejën tonë që shteti shqiptar të sillet me Greqinë me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Askush nuk mund të ndalë kërkesat tona të kahershme për zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës, mosfaljen e asnjë cm2 tokë e det të shqiptarëve, mosbërjen e një censusi antishqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mandatin e tij si kalorës i Çamërisë dhe e përfundoi Kali i Trojës së Greqisë. Atë nuk e shpëtojnë nga Çamëria, as fjalët e tij në greqisht apo turqisht, as ylli komunist. Ai sot duhet të ishte shqiptar dhe vetëm si shqiptar mungoi. Ne i bëjmë thirrje policisë politike të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë", shkruan Idrizi. 


Lajmi kryesor:

Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?