PD-ja çon koncesionin e check up-it në SPAK: 7 akuza për Beqajn, Manastirliun dhe Vilma Nushin

18 Shkurt 2020, 11:02| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 12:29

  • Share

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal për koncesionin e check up-it. Duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministren aktuale të Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, Altin Fanin, Vilma Nushin, sipas selisë blu, aksionere e kompanisë përfituese të check up-it, Rudina Degjonin dhe Astrit Becin. PD-ja ka ngritur 7 akuzave kundër tyre, nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm

Të kallëzuarit nga PD
Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetësisë
Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë
Altin Fani administrator i shoqërisë 3P Life Logistic
Vilma Nushi, administratore e aksionere e M&D shpk dhe shoqërisë Trimed
Rudina Degjoni drejtoreshë e Përgjithshme e FSKDSH
Astrit Beci ish-drejtor i Përgjithsëm i FSKDH

Antarët e KVO që kanë shpallur fitues bashkimin e operatorëve M&D sh.p.k. dhe Trimed sh.p.k.

Administrator i Kontratës Konçesionare i përcaktuar nga Autotriiteti (Ministria e Shëndetësisë)

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, PD-ja thekson se ka paraqitur me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës. Në kallëzim, sipas selisë blu evidentohet se ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Sipas provave të administruara rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike akuzohet gjithashtu se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funskionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Sipas PD-së, të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tëndera, si dhe cenimi i interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Koncesioni është firmosur në mandatin e parë të qeverisë Rama dhe është nga më të sulmuarit nga opozita.

Ilir Beqaj, Ogerta Manstirliu, Astrit Beci dhe Vilma Nushi

Kallezimi i PD-se per koncesionin e check up-it

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 18/02/2020 11:40

    Keta te partise se Luljeta Berishes e kane kap vetem me Vilma Nushin dhe asnjehere deri me sot nuk jane ndjere per koncensionin e sterilizimit ku sipas mediave vjedhja eshte kolosale. Sic duket Beqir Sani ja ka mbush mire xhepin familjes B.ndryshe nga Vilma qe nuk ju ka dhene asnje kacidhe.

    Përgjigju
    • karidi: 18/02/2020 19:33

      vilma nushi eshte moster. cdo gje e foton me te padrejte

    • Tirana: 18/02/2020 12:28

      Gjith shqiperia e di te majt e te djadht qe vilma eshte hajdute e vertet si e zeza ne te bardh e verteta .. nga hundet do ti dali hajdutes..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?