Opozita djeg mandatet, Brukseli: Kthehuni në Kuvend, po bllokoni reformat dhe integrimin

18 Shkurt 2019, 16:50| Përditesimi: 19 Shkurt 2019, 11:21

  • Share

TIRANE-Brukseli i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të mos djegë mandatet e deputetëve, pasi një vendim i tillë bllokon integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic u shpreh se vendi i opozitës është parlament dhe jo ta bojkotojë. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein thotë se nëse opozita djeg mandatet bëhet shumë herë më i vështirë qëllimi për hapjen e negociatave në qershor të këtij viti.

Ndërkohë që pasditen e sotme ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama. SHBA dhe BE-ja po tentojnë që të gjejnë një zgjidhje mes palëve për të shmangur krizën institucionale. Pas protestës ditën e shtunë, ndërkombëtarët dënuan dhunën e shtruar, ndërsa opozita njoftoi vendimin për djegien e mandatave duke kërkuar zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore që të përgatisë procesin zgjedhor. Por, kryeministri Edi Rama tha se nuk e çon ndërmend të dorëhiqet dhe se e vetmja pasojë që solli protesta ishte shkatërrimi i një vepre arti, kërpudhës në Kryeministri.

Ora 19:43
Flackenstein: Djegia e mandateve pengon çeljen e negociatave

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve.  Ai sugjeron që forcat opozitare duhet të japin një alternativë si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit (lexo ketu lajmin e plote).

Ora 19:39
Brukseli apel opozitës: Djegia e mandateve, kundër integrimit në BE

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic shprehet se vendimi i opozitës shqiptare për të djegur mandatet është kundër interesit dhe përpjekjeve të vendit për integrimin në BE. “E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet.

Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen.

Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic për ATSH-në.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 19/02/2019 16:51

    Me dasht Birisha e kall edhe Evropin.Ai ke kall Dhe Edvinin.Asht malcor e me dasht she ju kamunistave tane u djeg e u vret

    Përgjigju
  • Cimi: 19/02/2019 15:34

    Ore, askujt nuk i rruhet per popullin. Si ka mundesi qe akoma ne 2019 ka popull budalla qe i ndjek. I provuam te tere. Mire se po heqim Ramen, por ke te veme? Te tere hajdute.... O popull trap mos dil per karriget e ketyre felliqesirave por dil per veten tende. Integrim ne Europe??? PO ne nuk kemi ende uje 24 e vazhdojme me cisterna. Cjane keto brrockulla?

    Përgjigju
  • Fredi: 19/02/2019 06:35

    Po mir ju komntusa kop*lat e komonistave po cdoni ato po dorzojn mandatet esht ma mir se tani esht edi rama vetem ne qeverisje si kim jongu tani ku ka ma mir per ju tani behet me i fort madheria edi rama ju kominsta duhet te festoni jo te merzitni se do ju baj mdheria me ul me kap sapunin

    Përgjigju
  • Albanian: 18/02/2019 21:09

    Opozita Shqipetare po mundohet ti shkaktoj sa me shum dem edhe vuajtje Shqiperise, arsyja dihet nuk i plas hic per Shqiperine Kryeministri duhet te gjej zgjidhje nuk duhet ta ler Shqiperine ne dore te askujt qe sja do te miren ketij vendi qe quhet Shqiperi.

    Përgjigju
  • Miri: 18/02/2019 20:20

    Ju nderkombetaret e famshem qe po e mbani vendin tone 30 vjet ne tranzicion jeni fytyrat me te poshtera. Pse nuk i hapet negociatat vjet, pse jo para dy vitesh, pse nuk i hapet para 5 apo 10 vitesh....PSE???? Keni fytyre e moral qe dilni sot e na tregoni qershorin... sa qershore kane kaluar dhe na keni lene ne kete mizerje politike PSE PSE PSE !!! sa qeveri jane ndruar e perseri vijoni me shprese te kote. Nuk i ha njeri me keto ndaj tani heshtni se askush nuk ju degjon me,BOLL ME, kete kryeminister horr e kriminel e kemi 6 vjet pse nuk ja hapet negociatat. Mbylleni gojen se jeni ne syte e popullit shqiptar te pabesueshem totalisht.

    Përgjigju
    • Berti: 18/02/2019 22:01

      Ti huk je populli, je nje pakice e piset dhe nderkombetaret ju njohin mire. Te mbylle gojen kush eshte kundra Berishes dhe Ilir Metes se ndryshe kercenoni me dhune. Hajde kruajeni ju qente e dhunes se e keni provuar njehere.

  • liri: 18/02/2019 20:04

    sigurisht qe bllokohet integrimi sepse europa nuk mund ti cele dyert nje shteti diktatorial. edi rama duhet te shporret se ka qe ne vitin 98 qe mban pushtet ekzekutiv dhe qe praktikisht eshte i konsumuar dhe duhet te largohet pasi ka plotesuar cdo limit

    Përgjigju
    • Berti: 18/02/2019 21:57

      Ke te drejte. Do largojme Ramen dhe minister te brendshem do bejme Tonin e Kombinatit, dashnorin e Monikes. Ke harruar vagonat e dhuruata nga austria dhe qe Ilir Meta ja faturoi buxhetit te shtetit, ke harruar floririn e Metes, ke harruar zgjedhjet e 96, ke harruar 97. Kush jwne keta qe kane konsumuar gjithe keto krime? Do kthehemi nga ku jemi per te luftuar me pushke kundra Bajraktarizmit Berishjsn dhe Langaraqve tLEseista. Atehere gjeni vrime dhe futini o jash e kombit.

    • Ta: 18/02/2019 21:20

      Po duhet te vi prap sala qe ka 29 vjet qe po e djeg kete vend! Bashke me kafshet e te shtunes!

  • Tani Mandati: 18/02/2019 20:01

    Ky akt po shkel të drejtat e qytetarëve që votuan për këta deputetë të parlamentit. Nëse votimi është një e drejtë kushtetuese, dhe nëse anëtarët e parlamentit zgjidhen nëpërmjet votave, ata nuk mund të "djegin" mandatet. Sepse 'mandati' nuk i përket një personi. Është një "caktim" abstrakt nga qytetarët. Ata mund të lëvizin në parti të tjera. Ata mund të formojnë parti të reja. Por ata nuk mund të djegin! Avokatët duhet të ngrihen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?