Molotovët tek Kryeministria

ANALIZA / PD-ja e eksituar nga flakët kërkon të shkatërrojë sezonin turistik

12 Korrik, 15:22| Përditesimi: 12 Korrik, 15:39

  • Share

Protesta e djeshme e Partisë Demokratike nuk prodhoi asgjë të re, përveçse konfirmoi faktin se grupimi i Berishës, i bashkuar rreth hallit personal të këtij të fundit, mbetet ende një grup i dhunshëm që në çdo moment është gati të shkatërrojë, dëmtojë, grabisë e plaçkisë Shqipërinë.

Flakët dhe molotovët mbi institucionet publike e eksitojnë aq shumë Partinë Demokratike, sa një ditë më pas, gjithë personazhet e saj po krenohen me fotot e zjarrit dhe shkatërrimit që qarkullojnë në median ndërkombëtare. Por kënaqësia e një grushti njerëzish që me vetëdije të plotë keqpërdor të drejtën e protestës, ka një kosto për vetë Shqipërinë.

T’i vësh flakën qytetit në prag të sezonit turistik është kriminale, por të mburresh me krimin tënd në sytë e botës është armiqësore ndaj vendit tënd. Në kushtet kur Shqipëria ka hyrë në një tjetër sezon turistik dhe kur qindra familje shqiptare shtojnë forcat për të mikpritur të huajt, një grusht i vogël njerëzish përpiqen të tregojnë se Shqipëria nuk është gjë tjetër veçse dhunë e shkatërrim.

Teksa qindra familje shqiptare që kanë investuar gjithë vitin, përpiqen të shtojnë të ardhurat nga turizmi i këtyre muajve, një grusht njerëzish përpiqen të minojnë me flakë punën e tyre.

Në fakt, ata që tentojnë të shkatërrojnë turizmin, një nga industritë më të rëndësishme të ekonomisë së vendit, nuk kanë asgjë shqiptare në thelb. Ndaj është e vështirë të besosh se një protestë e tillë lidhet seriozisht me interesin e shqiptarëve të zakonshëm që besojnë te puna, jo te dhuna, që kërkojnë hakun, jo dajakun.

Ajo që pamë dje, nuk është gjë tjetër veçse një shfaqje agresive që në çdo rast në të kaluarën ka shkuar dhe do të shkojë gjithmonë për kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 13/07/2024 14:00

    Edhe pse artikulon nje te vertete 34-vjecare,te pd-se piromane, Z.Kajsiu si pjese per ca kohe ne kete parti ne periudhen 2005-2009,duhet te kuptoje qe ajo nuk mund te shkaterroje me rrugen e progresit te ekonomise se shqiptarve.

    Përgjigju
  • Pena: 12/07/2024 16:28

    Bravo per shkrimin e thjeshte, por qe shpreh qarte qe Shqiptaret intelektuale dhe demokrate te vertete qenkan gjalle ende!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?