PD-ja kërkon shkarkimin, KQZ-ja vendos nesër për kryebashkiakun e Matit

15 Qershor 2020, 11:20| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 11:23

  • Share

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të shqyrtojë rezultatet e verifikimeve të sektorit të dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjithshme për dy kryebashkiakë të zgjedhur nga PS-ja, Agron Malaj në Mat dhe Kastriot Gurra në Librazhd.

Rendi i ditës
1. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funskion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.

1. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funskion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.

Por si është historia?  Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë. Megjithatë vendimin pritet që ta marrë nesër KQZ-ja.

Sa i përket kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim e aq më tepër që të jetë dënuar për falsifikim të vulave, siç Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën pretendonte.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?