PD-ja ngre edhe në Fier grupin për pengimin e zgjedhjeve: Stop farsës në 30 Qershor

24 Qershor 2019, 18:31| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 22:03

  • Share

Pas Elbasanit dhe disa degëve të tjera të PD-së edhe Fieri ka ngritur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, e cila ka në thelb bllokimin e zgjedhjeve në 30 Qershor.

Sipas PD-së, në këtë forum qytetar janë bashkuar personalitete dhe intelektualë të Fierit, me të cilëve mjekë, mësues, inxhinierë, avokatë, noterë, biznesmenë e shumë fusha të tjera.

'Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë sëbashku me strukturat lokale të partive të opozitës do ti drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambienteve mbahen në mënyrë të paligjshme duke kërkuar që të vihet në zbatim dekreti i Presidentit të Republikës dhe ndalimi i një procesi farsë zgjedhor me 30 qershor' njofton PD-ja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarasi: 24/06/2019 19:52

    Farsë je ti more barbon me gjithë militantët e PDsë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?