Politikë
Top 24

Militantët e PD-së tentojnë të futen në KZAZ-në e Dibrës, sulmojnë policinë

28 Qershor 2019, 21:31| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 23:20

  • Share

Militantët e Partisë Demokratike kanë sulmuar policinë duke tentuar që të futen në KZAZ-në nr. 19 në qytetin e Dibrës, që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme "Nazmi Rushiti". Protestuesit demokratë kanë sulmuar efektivët duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Përplasja ka zgjatur për disa momente, ndërsa pas hedhjes së gazit lotsjellës janë shpërndarë, por situata vijon që të jetë mjaft e tensionuar. Militantët e PD-së shprehen të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u sulmua KZAZ-ja në Bushat të Vaut të Dejës.


Lajmi kryesor:

PD tenton të futet në KZAZ-në e Dibrës, lëndohen 6 efektivë dhe 14 protestues, policia gaz lotsjellës (VIDEO)


/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?