Selia e PD

Opinion

Namir Lapardhaja: PD-ja u tall me Beratin duke i kandiduar një figurë qesharake

11 Tetor, 09:22| Përditesimi: 11 Tetor, 10:46

  • Share

Fatkeqësi e madhe ku ka degraduar Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës. Të paktën, deri në vitin 2021 në të gjithë Shqipërinë, por veçmas në Berat, meqenëse kam qenë shumë pranë degës lokale të kësaj partie, ‘ziheshin’ njerëzit me njëri-tjetrin për të kandiduar, kurse tani nuk e merr askush përsipër kandidimin, edhe përpos premtimeve të mëdha monetare dhe lutjeve të shumta.

Dhe si për t’i vënë kapakun të gjithë kësaj marrëzie, kandidojnë në Berat nga PD-ja një figurë qesharake.

As më pak dhe as më shumë se sa një person që të bën për të qeshur. Por jo si në rastin e Binajt në Tiranë, që është aktor dhe është edhe ‘normale’, por ky i Beratit të bën për të qeshur me gjithçka thotë, gjithçka bën, gjithë pozat që merr. Është një hata e madhe!

E përsëris, unë e njoh situatën e PD-së në Berat. Më keq nuk ka ku të vejë. Por që e keqja nuk paska as anë e as udhë, as fund e as mbarim, është pikërisht ky kandidim qesharak.

Kësaj i thonë sa ka Zoti mo na rrëfe!

Sigurisht që për Beratin nuk mund të jetë specifikisht fajtor Berisha, sepse ai është pjesë e fajit të madh, i klimës së madhe që është krijuar në atë PD dhe në krejt opozitën, por t’i lësh në dorë Beratin zgjedhjes së një figure tjetër qesharake si Enno Bozdo, te kandidatura të tilla do të përfundonte.

Partia Demokratike në Berat ka pasur kryetare bashkie një zonjë të nderuar nga i gjithë qyteti si Milika Jaho. Ka pasur kandidat në kohë të vështirë si viti 2001 për bashkinë Dhor Gjokun, ka pasur në vitin 2003 doktor Mehmet Xhekën, ka pasur në vitin 2007 ekonomistin Sali Hoxha, ka pasur në 2015 Kasëmin dhe në 2023 Zijanë.

Pavarësisht problemeve të tyre, të mirave dhe të këqiave si çdo njëri në këtë botë, të gjithë kanë qenë njerëz serioz. Për askënd prej tyre nuk mud të thuash që ka qenë qesharak.

Ndërkohë që degradimi i PD-së ka vajtur sot në atë nivel sa, në mungesë të një figure normale, vete dhe zgjedh kandidatura qesharake, që turpërojnë jo vetëm të djathtën, por të gjithë qytetin.

Dhe pastaj thonë pse nuk fiton PD-ja në Berat. Pse na mund pushteti në këtë qark?

Po si mos të mundë, ndërkohë që ti vë figura qesharake, PS vete dhe zgjedh për kandidat djalin më të mirë që ka qyteti.

Ndërkohë që ti gjasme denoncon për politikë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, vete sulmon pikërisht doktorin dhe njeriun më human që ka qyteti vetëm se është drejtor spitali nga PS. Dhe kush? Njerëz që nuk i lidh asgjë me Beratin.

E dija, në fakt, që nuk po e merrte askush përsipër kandidimin në PD-në e Beratit, por që të arrihej në këtë fare feje nuk ma merrte mendja. Shumë keq dhe, mbi të gjitha, shumë turp!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?