Nga gjithë sondazhet serioze që bëhen për Tiranën dhe që është një ilustrim dhe për gjithë Shqipërinë, është e qartë që elektorati opozitarë është i ndarë tanimë përgjysmë, pro dhe kundër Berishës. Sondazhet treguan se fjala vjen një kandidim i mundshëm i Dashamir Shehit, mund ta lërë pas Këlliçin në Tiranë, dhe akoma më suprizë fakti që Lulzim Basha, i cili ka një vit që nuk shfaqet në publik, kishte 21 për qind mbështetje.
Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të gjykuar se opozita tani është e ndarë gjysmë për gjysmë mes Berishës dhe të tjerëve.
Por a janë këta të tjerët Partia Demokratike zyrtare?
Duket se Partia Demokratike zyrtare dhe elektorati antiberishë nuk janë ende bashkë dhe aq më tepër nuk janë ende e njëjta gjë.
Fjala vjen Dashamir Shehi me të vetmen gjë që u shqua së fundmi është se bëri koalicion me një parti tjetër të vogël opozitare, me një qëndrim të qartë, për të mos qenë mbështetës i frymës së Berishës në opozitë. Kjo i ka dhënë atij menjëherë mbështetje në opinion publik dhe kjo është arsyeja që ai del lart në sondazhe. Opinioni publik e beson atë si një politikan që e demilitarizon opozitën nga berishizmi.
Partia Demokratike zyrtare, nga ana tjetër për ironi të zotit, ka mbetur e tillë prej distancimit prej Berishës, por jo në mënyrë të qartë. Duke qenë një grup i madh, pa një lidership të qartë, me një ish kryetar në hije dhe një tjetër të deleguar, me shumë rryma brenda tyre, që nga ata që janë gati për bashkëpunim me Berishën, ata që nuk janë për asnjërën palë dhe të tjerë që janë të qart kundër Berishës, ata ngjajnë me një konglomerat, të cilët para se të qartësojnë shqiptarët kanë nevojë të qartësohen vet.
Kjo i bën ata më pak efecientë në krijimin e besimit publik për të marrë votat e asaj pjese të shoqërisë shqiptare në opozitë që kërkon të ndahet nga Berisha.
Është kjo arsyeja përse ata nuk identifikohen me antiberishizmin dhe nuk krijojnë ende idenë e një force politike të qartë.
Këto zgjedhje nuk kanë ndonjë rrëndësi për shumicën në pushtet.Pavarësisht krizës në opozitë ata dhe ashtu mund ti fitonin lehtë këto zgjedhje.
Por këto zgjedhje kanë rëndësi për dinjitetin e opozitës në raport me Berishën.
PD nuk vlen vetëm si një parti që mbrohet nga SHBA dhe Perëndimi në Shqipëri. PD vlen si një parti që duhet të mbrojë SHBA dhe Perëndimin në Shqipëri.
Dhe perëndimi mbrohet mbi të gjitha duke asgjësuar politikisht Sali Berishën, pa asnjë kompleks. Dikush duhet ta bëj këtë gjë në emër të PD. Në mos ne emër të asaj që ka mbetur, në emër të opozitarizimit në Shqipëri.
PD zyrtare meriton të jetë më e madhe se antiberishizmi. Por kurrsesi më e vogël se sa vet elektorati antiberishë në opozitë
Largoni Saliun dhe Liken,sa me shpejt!
PërgjigjuPd antiberishe = me njerez te edi rames
PërgjigjuEh...,mor derdimena,që kërkoni të ardhme,nga nji 80 vjeçar.