PDK, PR e PBDNJ pa seli, Ndoka në Report Tv: Sulm politik! Këta ambasadorët e famshëm që fusin hundët te partitë të na dalin në krahë

11 Qershor 2022, 19:44| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 20:39

  • Share

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokristiane (PDK), Nard Ndoka ka rrëfyer në Report Tv të gjithë zanafillën e historisë se si partia e tij, Partia Republikane dhe PBDNJ-ja kanë mbetur pa zyra. Ai ka shpjeguar se është një çështje që ka nisur prej gati 5-6 muajsh.

Ai thotë se e gjitha është bërë për t'i liruar zyrat Avokatit të Shtetit, që e kanë një kat më lart. Ndoka ka sqaruar se PDK dhe PR-ja, prej vitesh kanë qëndruar në zyrat në pronësi të Kuvendit. Këto të fundit, Ndoka thotë se i kanë thënë se do i tranferojnë në ambjente të tjera, por kjo sipas tij ka qenë vetëm fjalë, pasi nuk ka ndodhur kështu.

"PR dhe PDK jemi në një godinë që është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, që i jep partive selia, ndërsa PBDNJ është nxjerrë dhe është dhunuar nga policia e Shtetit. Ka pasur një shkëmbim edhe në mënyrë zyrtare edhe me Këshilliin e Ministrave, ka një vendim të tyre dhe pse ne jemi përpjekur nëpërmjet kontakteve tona që t'ju shpjegojmë që ligji na jep të drejtë që të  kemi një zyrë, por institucioni i Avokatit të Shtetit, një institucion parazit, vepron në mënyrë arbitrare. Kur ne jemi në një proces të riorganizimit, kur ne kemi thirrur Kongresin dhe kur në zyrat tonë ishte procesi i organizimit, gjejmë bravën e derës të ndryshuar, dokumentet, vula dhe ato ishin sekuestruar dhe nuk mund të hynim në zyrat tona që i kemi prej vitesh.

Ne kemi qenë në bisedime, që na është premtuar që do na ofrojnë ambiente të tjera kundër vullnetit tonë, ne nuk e kemi pranuar, por meqë janë të bindur të dëmtonin partitë politike. Ne nuk na është ofruar asnjë lloj ambienti, por edhe në negociatat tona hapëm edhe një padi me gjykata, por pa marrë gjykata një vendim të formës së prerë, kanë vepruar në mënyrë tinzare duke marrë peng 3 parti politike, PBDNJ i nxorën në rrugë, ndërsa PDK i konfiskohet edhe vulën e kam peng të policisë dhe Avokatit të Shtetit. Vetëm bandat mund të funksionojnë kështu, sesi mund të veprojnë institucionet apo Avokati i Shtetit, ku kërkojnë zgjerimin e zyrave të tyre me punonjës parazit, kur ka ambiente të tjera pa fund. Zyrat tona janë pronë e Kuvendit dhe si e tillë ishin të gjykuar që të strehoheshin partitë politike, madje PBDNJ do vinte të zyrat e Kuvendit.  Është një çështje që ka 5-6 muaj ky proces, se ne kemi vazhduar tentativat tona deri sa të na ofrohen ambiente të tjera, kështu na kanë njoftuar. Nuk e refuzuam mundësinë që të sistemoheshim diku tjetër, pa pritur sistemimin në ambjente të tjera, nuk na kanë ofruar asnjë vend. Arkiva e PBDNJ është strehuar në magazinë, ndërkohë na kanë sekuestruar dhe na kanë ndërruar bravat. Nuk mund të bllokohet aktiviteti politik", tha Ndoka.

Ai e ka konsideruar këtë një goditje politike nga kryeministri Edi Rama, sipas së cilit ka qëllim të eleminojë partitë e vogla opozitare.

"Rama e ka goditjen e partive politike, kemi parë kur mbronte me gaz zyrat e Bashës, ndërsa ne na dërgon policinë. Është sulm politik, si dhe rasti i FRPD, janë 4 parti opozitare", shtoi Ndoka.

Në intervistën për gazetaren Elda Lamja, Ndoka tha se në këto kushte e kanë të vështirë edhe që të marrin hapa të mëtejshme, pasi vula e partisë është e sekuestruar nga policia.

"Nuk kemi mundësinë që të dërgojmë asnjë shkresë zyrtare se nuk kemi vulën tonë, kemi informuar Metën dhe Ramën, ky i fundit që mund të bëjë të paditurin, ka pasur një lloj reflektoi sikur e kuptuan që bën gabim, kemi informuar SHBA-BE", deklaroi kreu i PDK-së në Report Tv.

Një koment e ka pasur edhe për ambasadorët e huaj në vendin tonë, ku tha se kërkon prej tyre një reagim, pasi po cënohet pluralizmi politik

"Të paktën nga ambasadorët e famshëm, që i fusin hundët në partitë politike të paktën të na dalin në krah të së drejtës tonë legjitime për funksionimin normal të një partie me ambjente përkatëse që na e jep ligji dhe jo dëshira e Edi Ramës", përfundoi Ndoka në studion e Report TV.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riçkodan: 12/06/2022 13:09

    Seline e do per pordhe ti thote Kozetes qe kam zyre por nuk ka elektroat. O te shkerdhefsha truto o Njethundraku nard ndoka

    Përgjigju
  • XXX: 12/06/2022 12:31

    Ça selie do ti mor legen, ti nuk mer as nje vote. Parti muti qe vetem doni te vidhni lek nga buxheti shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?