'PD-LSI na anatemuan'/ Zeneli: Basha dhe Kryemadhi të na legjitimojnë politikisht, pastaj vendosim për 'Zgjedhoren'! Stojku: Pas Ramës, do i takojmë dhe ata

11 Qershor 2020, 22:01| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 23:55

  • Share

TIRANË- Deputeti Alban Zeneli thekson se në një kohë kur opozita e re është sulmuar nga PD-LSI që nga dita e parë që kur pranuan mandatet, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të dalin publikisht që t'i legjitimojnë ata fillimisht, dhe më pas do të vendosin për votimin ose jo në Kuvend të Reformës Zgjedhore. Zeneli e cilëson si moralisht jo të drejtë që Basha dhe Kryemadhi i ka quajtur për një vit rresht opozitë ilegjitime, e ndërkohë do të pranojnë një produkt i votuar nga ata deputetë që i kanë sulmuar e cilësuar si "patericë e Ramës".

"Ne kemi fituar moralisht këtë betejë, se ne jemi anatemuar që në ditën e parë që kemi hyrë në parlament, që po bëhemi patericë e mazhorancës, kur themi që nuk votojmë diçka të ardhur nga mazhoranca dhe PD-LSI ne prap anatemohemi. Ne jemi legjitim. Deri në këto momente, Basha dhe Kryemadhi duhet të dalin publikisht që këta njerëz kanë të drejtën ligjore dhe legjitime për ta votuar këtë marrëveshje, dhe me të vërtetë në do hymë në këtë betejë. Nëse nuk e thonë, edhe moralisht nuk e votoj.,  Nuk mund të më thuahs mua një vit rresht është legjitim dhe të thuash pastaj që është legjitime ajo që do votosh ti. Debati duhet të filloj edhe moralisht dhe juridikisht", tha Zeneli.

Për opozitën e re, takimi i mbrëmshëm me kryeministrin Edi Rama, ka qenë shumë produktiv, serioz dhe institucional. Fakti që nuk është arritur një marrëveshje, siç mund të mendohej, është se qëllimi i këtij takimi që ka qenë informimi i kërkesave që opozita e re ka e që kanë vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama. Kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku ka zbuluar në studion e Report Tv" në emisionin "Repolitix" se Rama ka qenë shumë serioz dhe i vëmendshëm për të dëgjuar kërkesat e opozitës. Ai ka bërë me dije se në ditët në vijim do të kërkojnë që të takojnë edhe kryedemokratin Lulzim Basha, teksa mbetet për t'u parë nëse ky i fundit, i cili i ka sulmuar vazhdimisht si "opozitë e paligjshme", do t'i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre.

"Për dijeni të publikut kërkesën e kemi bërë ne si grupe parlamentare, ne vendosëm një strategji takimet që filloi me ndërkombëtarët, ambasadoren e SHBA-së dhe BE, pastaj me Ruçi, kryeministrin Edi Rama dhe pastaj do takojmë me Bashën. Rama erdhi në parlament në takim me ne, kjo ka një domethënie specifike që i thotë publikut ndërkombëtarët që parlamenti është institucioni më i lart në vend. Takimi ishte shumë serioz, ishim tre kryetarët e grupeve parlamentare dhe zonja Hajdari. Rama ishte së bashku me Taulant Ballën, në takim patjetër që ishim shumë serioz se ishin në një rezultante të njëjtë dhe mazhoranca e kishte marrë shumë seriozisht. Ishte takimi i parë, do të ketë takime të tjera. 3 muaj ndenji Këshilli politik për të firmosur një letër pa emër dhe mbiemër vetëm me disa firma që duhet të hapim bordoro se kujt i përket. Që këtu mund të themi që kishim pakënaqësi. Ishim me dokumente, fakte dhe analiza dhe mazhoranca ishte shumë e përgatitur për të na dëgjuar. Nuk donte mazhoranca që të na thoshte se ç'donte ajo, por të na dëgjonte ne. Kërkuam lista të hapura, se është përfaqësim direkt, komisioner politik, grupet fashizte të numërimit duhet të ikin menjëherë. Kush komisioner ka vjedhur më shumë është bërë drejtor, është bërë shpërblimi i tyre. Jemi në unisong. PD është faktor, ndërsa ne jemi faktor dhe aktor. Kërkesa tjetër është ajo që mazhoranca kërkon. Dhe më pas është edhe vota e emigrantëve. Ato kanë mbajtur shënim kërkesat tona, ishte takim informues për kërkesat që ne kemi. Kemi folur gjithsecili, nuk kemi pasur një përfaqësi", tha Stojku, teksa i vendosur ka deklaruar se grupi i tij parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” do të votojë kundër marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

"Në grupin tim 11 anëtarësh janë vendosur 10 firma, nuk ka firmosur Kosta Papa se nuk ishte fizikisht në mbledhjen e grupit, por edhe ai është kundër, por ishte me deputetët parlamentar ku mbajti fjalimin më të gjatë për këto pika", shtoi Stojku.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 12/06/2020 08:09

    Nese Z Basha , per pa mundesine e zgjidhjes se problemeve te opozites , u largua nga Kuvendi , ndoshta nukse beri zgjidhjen e duhur , por ai tashme ishte nje fakt i kryer . Kur partite vendosen largimin e deputeteve te tyre nga kuvendi , ky vendim ishte i vlefshem per te gjithe antaret e partive qe ishin ne lista per deputet . Deputetet qe zune vendet e lena , jane ne kundershtim me rregullat e partive perkatese , , prandaj nukse kane asnje mardhenie me opoziten . Me keta zoterinj mund te bisedoje vetem ata qe i sollen ne kuvend , por jo opozita . Kjo , per te mos mgaterruar problemin me teje . Opozita , as i ka pranuar , dhe as i pranon per deputet te saj .Gjithkush te qendroje ne te drejten e tij , pa ngaterruar te tjeret .

    Përgjigju
  • Gimi: 12/06/2020 01:51

    Hic mos u terhiqni,,,qenkeni deputete te thjeshte ,,te matur,,e pa pike tangerlleku,,,,te tille deputete na duhen,,se na mbyten hajdutet,,,ju te 39 qe jeni ne parlament ketkoni listat e hapura dhe voten e emigrsnteve,,,dhe formoni nje parti te re qe tju votojme....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?