Në ditët në vijim do marrë jetë një parti e re në spektrin e djathtë. Grupi i Alibeajt, Bejkos, Kullurit dhe pak të tjerëve, që kanë kohë që i kanë ndarë udhët me Berishën dhe së fundmi dhe me Bashën, po duan që t’i japin materies së tyre të104.000 votave një identitet të ri. Të maturuar dhe me shpresë, ata po duan të kanalizojnë nevojën e publikut për përfaqësim me përvojën e tyre. Ish-lideri Basha nuk mundi dot as në tranzicionin e trazuar të PD-së, kur sajoi dorëheqjen dhe që u ndihmua edhe nga personazhet në fjalë, apo edhe më pas. Nëse pas tre humbjeve në zgjedhje, faji i mos-dorëheqjes ishte i anëtarëve të PD-së (lexo urdhrit mbështetës të Berishës), së fundmi, faji është i pakuptimit personal, që politikani Basha nuk mundi ta mbante dot një strukturë si partia e tij me mundësinë e ndikimit dhe autoritetit.
Kjo është në gjendjen de facto, pasi në gjendjen de jure, çdo parti ka kushtetutën e saj, që është statuti. Është pikërisht mënyra si respektohet dokumenti, që tregon sesa do t’i referohen pushtetit të kushtetutës së vendit kur të jenë në pushtet. Berisha e mban PD-në tashmë me fuqinë e shumë elementëve, prej autoritetit, nderimit te baza e tij, por edhe mekanizmave të tij ‘speciale’, që lideri demokrat di t’i luajë e aktivizojë në kohën dhe në momentin e duhur. Rama, nga ana tjetër, e realizon me pushtetin pakufi që ka dhe që e ka bërë të dalë mbi forumet. Me pak fjalë:
Ajo që i bashkon të dy zyrtarët e lartë, që gatuan 2008 dhe mbajnë vendin në diktatin e marrëveshjeve të kësaj fryme, është se diferenca e tyre me pasardhësit është e pamatë, kurse tjetra është që statuti i partisë për ta është një dokument abstrakt. E themi këtë, sepse po të kishte respekt për statutin, nuk do kishte ndarje të PD-së, kurse Basha nuk do rikthehej edhe me humbje, ashtu si te PS-ja po të kishte caqe respekti ndaj statutit, nuk do kishte emërime dhe shkarkime blic sipas Ramës, por do të kihej parasysh dhe ‘forca e statutit’.
Ndaj, partia e re e Alibeajt, Bejkos dhe Kullurit, nëse ata do jenë promotorët kryesorë, paçka se e meritojnë me peshën që mbajtën në tranzicionin brenda tranzicionit të PD-së, do u duhet që të kenë përballje të ndershme me dokumentin e tyre statuor. Sa më i madh të jetë respekti i statutit, aq më ngadalë, por lart mund të shkoj si forcë, ky grupim, që mëton të sjellë diçka për të Djathtën e vendit. Të paktën në ato që kanë rrjedhur në media duket një lloj serioziteti: “Partia, sipas statutit, parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar të gjithë funksionimin e brendshëm të saj”, shpjegohet në dokument, teksa mbetet tashmë të tregohet në praktikë se çfarë do ndodhi me ta pas rezultatit të zgjedhjeve 2025.
Është caku i zgjedhjeve dhe momenti pas zgjedhor, që tregon seriozitetin e organizimeve të tilla, ku analizat ja zenë vendin akuzave. Edhe pse është një parim, që për SHBA-në e ka përcaktuar një nga titanët e tyre të mendimit: “Të drejta të barabarta për të gjithë, privilegje të veçanta për asnjë”, shpjegonte dikur Tomas Xheferson (1780). Po sa do t’i dëgjojnë vallë këto veshët e politikanëve “të rinj”?! /java/
Zoti B.Andoni: Akoma JU po merreni me STATUTIN E PD-SALIUT E KO.?? -Ju nuk e dini që Sb në 34 vite nuk ka pyetur për STATUT PARTIE,Por vetëm si të MBRETËROI NË PUSHTET PËR TË VJEDHUR E VRARË NJËRZ.!? -Sa herë Sb ka deklaruar se..në rast humbje do japi dorëheqjen..& kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në PD-në e TREDHUR PREJ TIJ 1991.? -A mund të kërkoi Sb zgjedhje të lira kur në 1996 VODHI SA DESHI & RRAHU OPOZITËN SI HITLERI NË L2B.!? ● Unë që shkruaj jam futur në burg nga falangat e tij në Fier 1996..dhe në biruc nuk më lanë të bëja urinën.!! Dhe policët e tij(Agim Shehut) që i njihja nuk hapën derën 12 orë..! • Dhe kryepolici që vodhi votat & parat e firmës POPULLI U BË DEPUTET 4 VITE DHE HAPI BISNES NDËRTIMI MË TË MADHIN NË VËND..!? -Sb në 34 vite ka bërë 101 krime,ndaj u shpall non grata dhe nuk del nga Arresti shtëpiak deri 2025,pasi duhet ti hapen DOSJE TË TJERA,si 21 janari,Gërdeci,Kl.Partizani,Çez-Dia,etj,NËSE SPAP+GJKKO DEL NGA KOMA & AMERIKA NUK E LË SALIUN TË SHPIFI NË BALLKONIN 8 SI ENVERI në 46 VITE,me ndryshimin se Enveri nuk u shpall non grata për vjedhje si Sb.!! - E.Alibegu është kandidatura e papërfolur & mundet të dali forcë e dytë nëse e MBËSHTET AMERIKA,duke përthithur të gjitha PD-të nëse duan të mos HAN BAR përjetsish(Sipas Yuri Kim) -Luli duhet të bëhet b/punëtor i SPAK për 21 janarin,ndryshe Saliu do e futi në burg,pasi ka akoma drejtësinë në vartësi. •Ndaj Luli 7×7=42 u dogj derisa nuk e takoi Z.Blinken.Pasi Luli ja futi GJUMIT pasi përjashtoi Sb nga grupi,kuptohet me diktim Amerikan,por nuk preferoi SHTETIN 350 MILIONËSH. -Like(spiuni)nuk e merr dot çerifikatën e sigurisë te autoriteti dosjeve se u shpall SPIUN I SHOKUT TË TIJ,ndaj do digjet përfundimisht..nëse E.Rama hap dosjet..! -Partit e tjera nuk kan PRAPANICË TË KONKUROJNË E.RAMËN DERI 2029,pasi kan vetëm VULËN. •Përveç VOTAVE K.MINISTRI NË SHQIPËRI ANTARE NATO DUHET TË KETË OK TË SHBA+BE..Dhe këto i ka vetëm EDI RAMA..edhe sikur 50 % e qeverisë PS të shkoi në burg për korrupsion..pasi E.R nuk ka vrar as një MIZË E JO MË NJËRZ..! -KAM RESPEKT PËR JU SI ANALIST..ANTIPOD I GENC BURIMIT NË FRANCË B..LËPIRSI SB..! -FLM REP.TV I C.BOLLINOS NR.1 NË SHQIPËRI..TV-t e tjera 99 % i ka kapur Sb për FYTI NË 2005 SIKURSE DREJTËSINË 100 % NË 1992. -NDAJ SHQIPËRIA VUAN PASOJAT E TIJ NË 34 VITE,DUKE SHKATËRRUAR E VJEDHUR MBI 500 EKONOMI,MBI 350 MILD.$ • 06.2716592(me OK të REP.TV)
Përgjigju