Politikë

PE miratoi raportin për Shqipërinë, Begaj: Do nxisë më tej përpjekjet tona për reforma drejt anëtarësimit në BE

9 Korrik, 15:48| Përditesimi: 9 Korrik, 15:51

  • Share

1752009084_bajrambegaj.JPG

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me rezolutën e fundit të Parlamentit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se rezoluta tregon mbështetje ndaj vendit tonë dhe do të nxisë më tej reforma drejt anëtarësimit në BE.

‘Rezoluta e fundit e Parlamentit Europian mbi Shqipërinë përfaqëson një konfirmim dhe mbështetje të fortë për vendin tim. Ajo do të nxisë më tej përpjekjet tona për reforma drejt anëtarësimit në BE. Është koha të tregojmë mirënjohjen tonë përmes veprimeve konkrete dhe bashkëpunimit parlamentar në çdo aspekt të rezolutës', tha Begaj. 


Lajmi kryesor:

Me 502 vota pro, PE miraton raportin për Shqipërinë! Spiropali: Vlerësim për progresin! Begaj: Nxit përpjekjet për reforma drejt BE


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?