Politikë
Top 24

PE 'PRO' negociatave me Shqipërinë: I bëri reformat kyçe në rrethana të rënda

4 Mars 2019, 21:25| Përditesimi: 4 Mars 2019, 21:53

  • Share

Deputetët e Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit të Evropës, të cilët pak ditë më parë ishin në Tiranë dhe në Shkup për të ndjekur nga afër ecurinë e reformave, i ftuan vendet anëtare të Bashkimit Evropian që këtë vit t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i përfunduan detyrat e tyre të shtëpisë, të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i bënë reformat kyçe nën rrethana të rënda dhe tani është me rëndësi që anëtaret e BE-së në bazë të atyre arritjeve ta pranojnë progresin e arritur dhe të vendosin që t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim këtë vit” thuhet në raport.

Delegacioni i PE-së ishte nga data 27 shkurt deri më 1 mars në Tiranë dhe Shkup. Ndërkombëtarët gjatë konferencës në Tiranë dolën jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre (vjedhja e votave) dhe kundër kërkesave të tyre (qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme).

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 04/03/2019 21:59

    Ikni ore mortje se përveç kusureve tona po heqim dhe kusuret që na shtuan gjyshërit tuaj pjanecë sydalë me puro në gojë që u qelbej fryma, kur na coptuan trojet nga kabaretë e birraritë e Londrës dhe të Parisit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?