Flamuri i BE

PE publikon projekt-rezolutë për Shqipërinë! Vlerësohet lufta kundër krimit dhe reforma në drejtësi! Kritika për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale

13 Mars 2023, 19:56| Përditesimi: 13 Mars 2023, 20:10

  • Share

Parlamenti Evropian ka publikuar një projekt-rezolutë për Shqipërinë sa i takon politikave të ndërmarra në vitet e fundit. Në projekt-rezolutën e prezantuar nga raportuesja e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos, vlerësohet progresi i vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithashtu edhe në reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër, sa i përket skenës politike, partive u bëhet thirrje që të angazhohen për të marrë masa sa i takon shqetësimeve të lidhura në financimin e tyre.

Kriktika renditen në projekt-rezolutë sa i takon planeve të qeverisë për aministi fiskale dhe pasaporta të arta, ku shprehet edhe keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore dhe shqetësimet për mungesën e transparencës dhe të konkurrencës në koncesione dhe prokurime publike. Ky projektligj i propozuar nga qeveria, konsiderohet i papajtueshëm me normat e Bashkimit Europian dhe politikën e vizave.

Sipas projekt-rezolutës, Shqipëria gjatë dy viteve të fundit, nuk ka shënuar progres në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit.

“Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri,” thuhet në projekt-rezolutë.

Ndërkohë për herë të parë në projekt-rezolutë është folur edhe për problemin e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, për të cilat bën thirrje që të deklasifikohen dhe të bëhen publike për qytetarët në mënyrë që të përparohet në drejtësi. Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?