Mjeku Ilir Pecnikaj i departamentit të shëndetësisë në PD ka akuzuar se mjetet e ambulancave nuk janë të pajisura me oksigjen të mjaftueshëm. Ai thotë se ambulancat në rrethe nuk mund tu sigurojnë oksigjen pacientëve të cilët sillen në Tiranë.
Por kjo akuzë nuk është pranuar nga drejtoresha e IShP-së, Albana Fico e cila thotë se të gjitha ambulancat janë të pajisura me pajisjet më të fundit.
"Është shumë kollaj të flasësh duke mos pasur informacionin e duhur. Nga IShP i është shërbyer popullit shqiptar nga stafet më profesioniste. Përsa i përket ambulancave që mbledhin bombola oksigjeni lart e poshtë, nëse keni ndonjë rast mund ta mbani. Të gjitha ambulancat janë të pajisura me të gjitha pajisjet. Shkop magjik nuk ka. Shëndetësia është fusha më e vështirë e mundshme dhe ka nevojë për investime të shumta" - tha Fico.
Pecnikaj thotë se kjo mungesë oksigjeni vjen për shkak të dyndjes vetëm në një kompani ndaj dhe bombulat janë pakësuar.
"Të gjitha informacionet që i marrim vijnë nga IShP dhe Ministria e Shëndetësisë. Sasia e oksigjenit në bombulat e ambulancave është shumë e pakët për shkak të dyndjes vetëm në një kompani. Nëse një pacient vjen nga një qytet tjetër drejt Tiranës, oksigjeni nuk është i mjaftueshëm" - tha Pecnikaj.
Lajmi kryesor:
Pecnikaj në Repolitix: Nuk duhej izoluar gjithë Shqipëria, mbi ç'baza ligjore vendosen kufizimet? Fico: Nuk kemi më zona të gjelbra, janë masa të mirëmenduara (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al