Pedagogët e gazetarisë e cilësojnë përpjekje për të ulur transparencën, krijimin nga qeveria të Agjencisë së Medias dhe Informimit, çka sipas tyre do të sjellë centralizim të informacionit.
Erlis Çela:Sa më I lartë të jetë kontrolli, aq më e ulët është transparenca.Me krijimin e kësaj agjencie, kryeministri po kontrollon komunkimin publik të ministrive, përpara se të flasin me publikun.Informacioni që ka tbëj me qeverisjen i prek qytarët në mënyrë direkte Cënohet mardhënia me median, gazetarët vihen në pozicion të vështirë.Krijimi i agjenecisë targeton më së shumti nëpunësit, mesazhi është që mos flasin pa u kontrolluar .
Zylyftar Bregu: Koncepti i lajmit dhe informacionit në natyrë nuk i duron dot strukturën administrative.Pra, që në momentin që qeveria kërkon centralizim të informacionit, kemi një problem. Media sot kërkon shpejtësi dhe centralizimi e pengon këtë shpejtësi Është është një kontroll me dorë të fortë i aparatit qeveritar që kontrollon të gjitha nivelet, për hirë të së vertetës.
Erlis Çela e cilëson të gabuar heshtjen e opozitës përballë kësaj nisme të qeverisë, ndërsa e sheh me optimizëm se reagimi i gazetarëve mund të ndryshojë vendimin…
Erlis Çela: Mos reagimi opozitës është i pa kuptimtë, duhej një alarm i ngritur nga opozita, qëndrimi i tyre është i gabuar.Gazetarët kanë patur suksese në reagimet e tyre, në nisma të caktuara, sjellim rastin e kuvendit, rasti kundër shpifjes.kjo tregon që kur ka një argument për kundershtim, funksionon.
Ndonëse thekson se organizatat e gazetarëve duhet të ndërmarrin një reagim të menjëhershëm, Zylyftar Bregu nuk është optimist për rezultatet.
Zylyftar Bregu: Patjetër që duhet të kete reagim, Ka tek tuk reagim, por më situatën politike që jemi ne, nuk besoj që Kryeministri do të pyes për reagimin që mund të ketë, tashmë është vendim i këshillit të ministrave dhe nuk besoj se do të stepet nga ky vendim
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Kryeministri Rama e cilësoi krijimin e Agjencisë së Medias si një platform që do garantojë më shumë transparence lidhur me punën e ministrave apo institucioneve në varësi të tyre.
100% me gazetaret.
PërgjigjuJu shume mire beni qe dilni kunder. Por meqe juve nuk dolet asnjehere te protestoni kunder abuzimeve te kolegeve tuaj, atehere detyrimisht vjen momenti qe te "mendoje" qeveria. Nuk u pa kurre nje gazetar te ngrihet e te flase per abuzimet e kolegeve, apo demaskimet. Apo te mblidhej ndonje grup gazetaresh e te bente nje projektligj e tua propozonte qeverive, shteti, ose parlamentit. Tani mbajeni..
PërgjigjuE ka vendosur lideri suprem, mbaroi ajo pune.
Përgjigju