Pedagogët e ‘Shkencave’ në protestë: S'ka mësim, deri sa të na rriten pagat! Ne nxjerrim studentë, ato marrin më shumë! Samari paguhet më shumë se kali

15 Shtator 2022, 10:11| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 11:43

  • Share

TIRANË- Pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave. Ato kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës, teksa kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh. Pedagogët i kanë lënë afat qeverisë deri 5 tetorin, në të kundërtën do të vijojnë protestat dhe bojkotojnë mësimin.

 Në protestën e sotme, ata thanë se është e padrejtë që pedagogët nuk kanë një rritje rroge që prej vitit 2005, duke thënë se kjo është e papranueshme.

“Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, tha një laborant.

“Na lini të punojmë dhe të jetojmë në Shqipëri”, tha një pedagog.

Ato kanë listuar edhe një sërë kërkesash të tjera, që i cilësojnë si normale, duke thënë se nuk ka më vend që të negociojnë me qeverinë, pasi kanë pritur prej vitesh dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kërkojnë rritje pagash, propozojnë që të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda 2 viteve njësoj si Kosova, në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor”, janë disa prej kërkesave të tyre.

Pedagogët kanë bërë 9 kërkesa në peticion, ku kërkohet që brenda dy viteve të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës.

Kërkesat e pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike

Peticioni i pedagogëve

Ora 14:45
Partia e Lirisë: Qeveria të pranojë propozimet e pedagogëve! Të rriten menjëherë pagat e tyre

1658919864_partiaelirise.PNG

Sekretari i Përgjithshëm i Parisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për protestën e pedagogëve para Fakultetit të Shkencave duke i bërë thirrje qeverisë që të pranojë propozimin e tyre për rritje të pagave. Blushi thotë se Partia e Lirisë mbështet Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë se adresimi dhe zgjidhja e këtyre kërkesave është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve aktuale dhe klimës në universitete.

“Të rriten menjëherë pagat për pedagogët dhe profesorët! Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë! Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim!

Të ndërgjegjshëm për problemet e rënda të Arsimit të Lartë dhe nxitur nga nevoja për përmirësimin e menjëhershëm të situatës kaotike, mbështetim plotësisht kërkesat dhe propozimet e drejta dhe lehtësisht të realizueshme të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, që meritojnë të adresohen dhe të marrin zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Nisur nga fakti që Shqipëria renditet e fundit në rajon në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking Ëeb of Universities”, si dhe nga fakti që paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen çdo ditë me inceneratorët duke djegur të ardhmen e të rinjve dhe detyruar të braktisin Shqipërinë, i bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimin e pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë për:

  •  Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik dhe administrative, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.
  • Rritjen e financimit për kërkimin shkencor, që të jetë të paktën 0.3% e GDP, më 2023.
  •  Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademike që punojnë në laboratore.
  •  Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
  • Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm dhe pedagogët e jashtëm.
  • Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore.
  • Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
  • . Amendimin e pikës c) të paragrafit 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018, sipas propozimit të Sindikatës.
  • Transparencën mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Ndajmë të njëjtin vlerësim me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë se adresimi dhe zgjidhja e këtyre kërkesave është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve aktuale dhe klimës në universitetet tona.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe të ardhme të sigurt europiane”, shkruan Blushi.

Ora 14:21
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Një pedagog në Shqipëri merr maksimumi 96 mijë lekë! Skeptik nga takimi me Ministrinë e Arsimit

 

Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, është shprehur se vëmendja nga tyre nga çdo qeveri ka qenë e pakët. Në një intervistë me gazetarin e Report TV, Arbër Hitaj, Kovaçi tha se universitetet nuk mund të trajtohen si institucione rutinore.

“Vëmendja ndaj universiteteve ka qenë minore nga qeveritë në përgjithësi, nuk janë parë si një aset ku varet zhvillimi i vendit, por të një rutine të përditshme, nuk mund të trajtohet me anë financiare, është baza e zhvillimit të vendit, që në 2004 nuk ka pasur një rritje të ndjeshme, prandaj ne kemi një peticion që i kemi dërguar kryeministri”, tha Kovaçi.

Ai ka folur me shifra duke treguar se sa paguhet një pedagog dhe krahasimi me vendet e rajonit.

“Paga e një asistenti është 600 mijë lekë të vjetra. Një doktor 69000, profersor i asocuar 800-840 max, e një profesori 960-980. Ne kemi kërkuar që t’i afrohemi trajtimit të Kosovës, që e kanë 50% më shumë se ne, Mali i Zi i ka mbi 2000 euro”, u shpreh Kovaçi.

Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës është shprehur edhe skeptik edhe për takimin që i ka thërritur Ministria e Arsimit, pasi thonë se për ndryshimet i ka në dorë qeveria.

“Ministrja e arsimit kërkon një takim dhe do jetë momenti ku do diskutojmë me ta, po unë jam pesimist, kanë treguar që është e paaftë, ose e pamundshme për të zgjidhur problemet, sepse nuk e kanë në dorë”, pwrfundoi Kovaçi.

Ora 11:09
‘Universiteti shqiptar në krizë ekzistenciale’, Gjekmarkaj për protestën e pedagogëve: Janë ende me rrogën arkeologjike të Fatos Nanos

 

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ngriti shqetësimin e tij për protestën e pedagogëve sot në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj u shpreh se pegagogët po paguhen me pagën arkeologjike të Fatos Nanos

Me një fjalë të vetme shprehet ideja, se fuqia shkon pas diturisë. Gjergj Fishta në një rrekje për të bindur kolegët, për rëndësinë që kishte dija, janë një sërë rrethanash për të cilat arsimi është goditur në thelbin e vetë. Të shumta kanë qenë ndërhyrjet ligjore, tubimet, premtimet, bujat dhe zhurma, që kanë synuar ikjen nga e vërteta. Sot Universiteti shqiptar gjendet në një krizë ekzistenciale. Ndokush ka bërë para me fondet, me projekte, dhe pedagogut i mungojnë të ardhurat për të realizuar mbijetesën, për të ndjekur aktivitetet. Një pedagogu të Universitetit të Tiranës i lejohet dy herë që të aplikojë për një projekt. Nuk mbulohet as udhëtimet apo konferencat. Disa prej tyre i shtyn që të bëjnë punë dytësore, që rëndon mbi profesionin dhe dijen. Jemi hipokritë se e përdorim atë fjalë si çamçakëzin, për të pastruar stomakun që nuk funksionin mirë. Them se qeverisë nuk i intereson që kjo trupë të jetë e fortë, por të jetë nën presion dhe nën diktat. Relativizmi i pedagogut i hap rrugë të fortit. Sot bie në sy shpërfillja e autonomisë së universiteteve. “Pse o pushtet zgjedh dudumin”, është shprehja që brohoret. Të nderuar kolegë, një pedagogu i duhet të paguajë qëndrimin, udhëtimin në një konferencë shkencore, që i duhen 1 mijë euro për të shpenzuar 3 ditë në Europë. Profesorati është thjesht i varfër, me rrogën që prej kohësh arkeologjike të Fatos Nonos.”, tha Gjekmarkaj.

Ora 11:08
Protesta te 'Shkencat', pedagogu Susaj: Studenti më sjell çdo javë 10 litra naftë nga Mali i Zi! Një tjetër paguhet 3 herë më shumë

 

Në protestën e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, foli pedagogu Lush Susaj duke thënë se studentët e tij në Kosovë apo Mal të Zi paguhen më shumë. Teksa tregonte rastin e një studenti nga Tuzi që i sillte cdo javë 10 litra naftë, pedagogu i bëri thirrje kryeministrit që të bëjnë rritje pagash.

“Një gjë që e dimë të gjithë, nuk kemi pse të mos e themi. Ne po reagojmë për pagat më të larta, sepse ato sjellin më shumë ekonomi, përmirësojnë më shumë ekonominë. Ka 18 vjet që nuk na indeksohen pagat dhe as na rriten. Një studenti i imi merr rrogë në Kosovë dy herë më shumë se mua. Një tjetër në Podgorice tre herë më shumë se mua.

Një student imi murator në Tuz më sjell çdo javë 10 litra naftë se e merr naftën me 1400 lekë, këtu e marrim me 2400 lekë. Imagjinoni se me çfarë mizerjesh qeverisjesh jemi në këto 20 vjet.

Unë kam qenë për rritje 100% të pagës. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së arsimit të shohin këtë përparësi. Të rrisin pagën e punonjësve të universiteteve. Nuk ka arsye të kemi këto paga, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Susaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2022 01:17

    N.q.s kishin qene kaq keq financiarisht dhe ekonomikisht duhet te ishin ngritur 100 here deri tani qe nga 2005,por kur ha me te dy duart,nje ne revani dhe nje ne bakllava ,nuk e ndjen dhe shume urine,perkundrazi jeni pergjegjes per cilesine e rezultateve.Sa plagjatura e provime te paguara e te parapaguara keni kaluar? Nje pyetje kam per ate pedagogun,ate benzinen qe t'a sjellka ai studenti nga Tuzi, ja paguan,apo t'a jep falas?

    Përgjigju
  • ymeri: 15/09/2022 23:10

    PROFESORET E UNIVERSITETEVE TE PAGUHEN NE MENYRE DINJITOZE QE TE PERBALLOJNE JETEN,,,,E TE MOS KORRUPTOHEN NGA STUDENTET,,,,,,KJO ESHTE NE INTERES TE VETE SHTETIT,,,QE ARSIMIT TI RRITET NIVELI ,,,,DHE STUDENTET TE DALIN TE PREGATITUR PER JETEN..../////qeveri idiote,,,nuk kam emer tjeter....

    Përgjigju
  • daniel: 15/09/2022 13:21

    Po cfar rrogash doni o plera ju jeni bere me keq se doganieret na xhvatet nuk kaloni asjne student pa ju dhene lek, o Zot vetem ju mund te na shpetoni nga keta hajdute qe sta japin noten pa paguar bile i duan euro...

    Përgjigju
  • Mandi: 15/09/2022 11:26

    Pagat e profesoreve duhet te rriten, nese duhet cilesi ne arsim, perndryshe do te ikin edhe brezi i ri i pedagogeve.

    Përgjigju
    • Pjeter: 15/09/2022 13:07

      Me se e nevojshme. Ne parim, eshte nje kerkese qe nuk duhej kerkuar fare,por duhet te ishte bere me kohe,sepse ne gjithe boten e perparuar,te shpenzosh ne kete drejtim, shpenzimet te rikthehen mbrapsh me interes shume here me te larte , ne rastin tone por ama, nuk mund te lihet pa nenvizuar krahasimin e bere nga "profet","vlen me shume Samari se Kali",per mua,te le dyshim,dhe te con tek nje tjeter problem,cilesia e ketyre profesoreve!!! Korrupsioni qe ka qene keto 30 vjet ne sistemin e arsimit,ka qene paralel me ate te drejtedise,e shendetesise,pavarsisht se nuk kane levizur para te madhe neper duar,kane perdorur te njejtat "marifete",keshtu qe, PO,pagesa te pershtateshme sipas cilesise,e ketu nuk mund te mos favorizosh tituj shkencore te fituar jashte Shqiperise,pikerisht,per te njejtat arsye qe permenda me lart,cilesia ketyre 30 vjeteve te " kristal"- ta.

  • Në tetor: 15/09/2022 11:23

    Në 15 tetor duhet Kjo protesta jo sot se akoma nuk ka nisur universiteti

    Përgjigju
  • Qytetari i Thjeshte: 15/09/2022 10:36

    Po shyqyr o te uruar qe u kujtuat se merrni edhe rroge! Qe nga koha e qeverise Nano 2 nuk keni pas asnje rritje rroge, perkundrazi me rritjen e barres fiskale, paga reale eshte ulur. Ne proteste e ti luani fene se jeni me te persekutuar se punonjesit e pastrimit per te mos folur per policet, mjekte e infermieret.

    Përgjigju
    • Qytetar i Perbere: 15/09/2022 11:23

      po po, keto jane shum te persekutuar. Se ato leket qe fusin ne xhep per cdo provim nuk i llogarisin tek rroga. Po gjysma e ketyre punojne neper private dhe deklarojne rroge minimale per te evituar taksat dhe nga ana tjeter jan me nga 2 shtepia, nje ne kryeqtet e nje ne bregdet. Aman mos na hapni bargun se ju keni vjedhur akoma me shum se ato qe na vjedhin cdo dite....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?