Fatlinda Tahiri, gruaja e ish-ministrit Tahiri dhe shkresa e firmosur nga pedagogët e Shkencave Sociale

Kronikë
Top 24

Pedagogët e Shkencave Sociale kërkojnë ndryshime të ligjit për Arsimin e Lartë, mes firmëtarëve edhe gruaja e Tahirit (Foto)

20 Dhjetor 2018, 15:41| Përditesimi: 20 Dhjetor 2018, 15:47

  • Share

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë firmosur sot një deklaratë ku kërkohen ndryshime në ligjin për Arsimin e Lartë. Sipas kësaj deklarate ligji për Arsimin e Lartë është një ndër arsyet kryesore të problemeve që ka aktualisht Universiteti në Shqipëri.

Lista e firmëtarëve është publikuar nga Lëvizja për Universitetin, ndërkohë që mes firmëtarëve, bie në sy, emri i gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Fatlinda Tahirit. Fatlinda Tahiri është pedagoge në këtë fakultet.

Deklarata e pedagogëve të Shkencave Sociale ku kërkohen ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë
Deklarata e pedagogëve të Shkencave Sociale ku kërkohen ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, mes firmëtarëve edhe gruaja e Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri

Kjo deklaratë ku kërkohen ndryshime për ligjin e Arsimit të Lartë vjen në ditën e 16-të të protestës së studentëve para Kryeministrisë.(Lexo këtu) Paralelisht me protestën sot u zhvillua edhe një seancë e nxehtë plenare e cila u ndërpre pasi tensioneve në sallë, ku deputeti Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama. (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, ditën e djeshme, kryeministria publikoi ‘Paktin për Universitetin’, një platformë me 8 pika, ku garantohet përgjysmimi i tarifave dhe plotësimi i kërkesave të tjera të studentëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?