Pedagogët kthehen në auditore, Kovaçi: Në shkurt bojkotojmë provimet nëse nuk plotësohen kërkesat tona! Financimi 8% s’duhet të jepet nga Universitetet

7 Nëntor 2022, 10:29| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 14:50

  • Share

Pas 3 javësh, pedagogët vendosën që të ndalin bojkotin dhe sot do të kthehen në auditore. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi paralajmëroi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat, por do të ketë bojkot të provimeve të shkurtit nëse qeveria nuk i merr parasysh.

Kovaçi u shpreh se ishte e domosdoshme që t’i jepnin fund bojkotit duke qenë se studentët po shpenzonin para për jetesën në Tiranë, ndaj thekson se zgjodhën këtë veprim për të mos dëmtuar vitin  akademik. Por nëse nuk zhvillohen provimet e semestrit të parë, ato të shkurtit, do të jetë sërish problematike për studentët.

“Dua të denoncoj faktin që 3 universitete kanë premtuar që do financojnë 8%. Ne jemi për 30%. Në Shkodër është miratuar 2%. Kjo është skandal. Nuk ka asnjë shans që të parashikojë financimin e 8% shtesë. Ne jemi që ky 8% s’duhet të jepet nga universitetet. Nuk ka asnjë mundësi që të financohen pagat e pedagogëve. Shumë shpejt do të dëgjohemi se çfarë do të ndodhë me këtë 8%.

Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor, nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”, tha Kovaçi.

Një ditë më parë, Sindikata doli në një reagim për të sqaruar se do të kthehen në auditorë por s’do heqin dorë nga protestat.

Kujtojmë se më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i  përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre. 

Kërkesat e kryesore të pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gent: 07/11/2022 12:08

    O injorant po ti me manxharin dhe kompani do vendosni????! Eshte e frikeshme qe ku si sindikate vazhdoni te egzistoni. Ju jeni llumi i peragogeve mire jau ben rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?