Protesta, rritet paga e pedagogëve me 15%, 7% nga buxheti dhe universiteti vendos vetë sipas meritës pjesën tjetër! Refuzojnë protestuesit: S'ka kompromis

5 Tetor 2022, 11:53| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 14:07

  • Share

Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Vendimi u mor sot nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi se mbështetja e qeverisë ndaj pedagogëve nuk është vetëm një rritjen e pagës, por edhe në aspekte të tjera.

Një reagim për protestën e pedagogëve para Universitetit Politekntik, e pati edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se s’mund të ketë barazi totale në botën akademike.

Sipas tij, pedagogët mund të kenë akses në fondet europiane falë profesionalizmit të tyre dhe mund të marrin projekte që të ndikojnë menjëherë në të ardhurat e tyre. Për këtë erdhi reagimi nga kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi, i cili thoshte se nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës që të ketë rritje të pagës së pedagogëve falë projekteve.

'Universitet i Tiranës ka rreth 800 pedagogë. Janë mbi 400 që kanë financim ekstra falë meritës së tyre, falë punë së tyre, falë angazhimit brenda për brenda strukturës dhe falë faktit që nga ne e nisëm këtë fazë tjetër pas zgjedhjes së rektorëve të rinj, me fondet evropiane, kemi bërë një kapërcim të madh. Mund të marrim akoma shumë më tepër por ama ishim të fundit, në fund të pusit, sot nuk jemi ndër të parët, por ama jemi duke hedhur hapa falë angazhimit të pedagogëve, falë angazhimit të rektorëve, falë dekanëve.  Kështu që ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën kur është mbledhja e qeverisë prej 7%, por ama do t’i njohim universitetit të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet. S’mund të ketë për botën akademikët një pagë opshe, të gjithë njësoj. Nuk janë të gjithë njësoj. Ata të tjerët po, universiteti jo, është autonom, jeton dhe punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme midis shtetit si ndërmjetës dhe tregut si ofertues. Kjo që bën Ministria e Bujqësisë është rezultat i një procesi të nisur që ne të vazhdojmë të thellojmë atë paktin për universitetin ku institucionet qendrore apo institucione të tjera jo vetëm ministritë t’i drejtohen universitetit për të marrë shërbime mendjeje, nuk kanë pse të shkojnë të kërkojnë në treg ku sidoqoftë dhe aty pedagogët janë prapë, po s’po llogaris ato, konsulencat e tjera se ato janë punë private'. tha Rama.

Megjithatë, kërkesa e tyre për rritje të pagës me 50% thonë se është e panegociueshme. Në reagimin e menjëhershëm, pedagogët kanë thënë se "ofertat me rritje page 7%, 10%, 20 apo 29% janë të pavlefshme …. Nuk ka kompromis", duke paralajmëruar se më datë 17 tetor do të mbajnë protestën e radhës, ditë kur nis viti i ri akademik. 

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ 

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë 

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare 

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Ora 13:58
Protesta e pedagogëve, Berisha: Rama qëndrime cinike, urrejtje e përçmim ndaj profesorëve

 

Sali Berisha në fjalën e tij ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve ku ka nënvizuar se mbështet kërkesat e tyre. Sipas Berishës, përgjigja e Ramës ndaj tyre ishte me qëndrim përçmues dhe me urrejtje.

‘Sot organizuan një protestë të fuqishme për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeveria arrogante mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuara arsimin universitar në Shqipëri. Edi Rama u është përgjigjur me një qëndrim unik urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre. Premton 30% rritje rroge nga tarifat e studentëve. U thotë studentëve paguani ju tani për pedagogët. Në botë këtë nuk e bën askush. Ka qenë kjo në një kohë kur quhej vetadministrimi jugosllav. I bëj thirrje çdo pedagogu e studenti mos të përulet ndaj këtij ciniku mashtrues. I bëj thirrje qytetarëve të mbështesin pedagogët. Dënoj deklarata cinike të Ramës. PD do qendrojë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta të tyre.’- tha Berisha.

Ora 12:51
Protesta e pedagogëve, ministria e Arsimit: Kanë shumë mundësi për të siguruar të ardhura veç rrogës

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave të pedagogëve, pas protestës së këtyre të fundit. Kushi u shpreh se pedagogët kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura, ndërsa kërkoi mirëkutimin e tyre.

'Sot në Këshillin e Ministrave morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me pagat e pedagogëve në të gjitha universitetet publike në vend. Është një vendim për të cilin po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim të ngushtë me vetë universitetet. Që nga rektorët por edhe stafet dhe gjithë komuniteti i pedagogëve. Kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhet nga universitetet në varësi të të ardhurave të tyre, me autonominë që gëzojnë me vendimmarrjen e tyre në senatet akademike dhe bordet e administrimit që mund të miratojnë edhe përtej këtij niveli minimal.

Është një vendim i rëndësishëm që në fakt nxit edhe rritjen e vetë performancës nga ana e universiteteve. Sepse duke rritur më shumë të ardhurat e tyre, natyrisht rrisim edhe më shumë mundësinë për të rritur pagat e pedagogëve. Por unë dua të theksoj se mbështetja e qeverisë shqiptare për universitetet dhe pedagogët nuk është vetëm rritja e pagave, ka edhe shumë aspekte të tjera, duke filluar që nga mbështetja e kërkimit shkencor, e infrastrukturës së universiteteve për të cilën ne gjatë viteve të fundit e kemi e rritur ndjeshëm mbështetjen.
Konkretisht ne e kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor nëpërmjet AKKSHI vetëm në këtë vit ne e kemi dyfishuar me 79 milionë lekë buxhetin për kërkimin shkencor që bëjnë vetë pedagogët, e cila është pagesë përtej pagës bazë që fola pak më parë.

Po kështu kemi 250 milionë lekë për sa i përket infrastrukturës së kërkimit shkencor. Gjithashtu risi ishte dhe buxheti prej 400 milionë lekësh për ndërkombëtarizimin e universiteteve, ku natyrisht një pjesë ishte infrastrukturë, laboratorë të kërkimit shkencor për të mbështetur programet e përbashkëta apo të dyfishta, por edhe një pjesë ishte për të mbuluar kostot, pagat e pedagogëve shkëmbimet dhe plot procese të tjera që duhet për të mbuluar programet e përbashkëta apo të dyfishta. 

Mbështetja jonë sigurisht do të vazhdojë. Ne tashmë jemi duke diskutuar për buxhetin e vitit 2023 dhe mbështetja për universitetet do të jetë edhe më e madhe. Por duhet të kuptojmë edhe një specifikë, që shpesh ma bëjnë pyetje në lidhje me mësuesit, policët, punonjësit që u është rritur paga edhe më parë. Duhet të kuptojmë që pedagogët, komunitet të cilit kam nderin t'i përkas. Të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë, por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit apo policët që kanë vetëm pagat mujore.
Jo vetëm nga buxheti por edhe nga programet e kërkimit shkencor të BE.

Dua të theksoj ne sapo kemi miratuar në muajin maj marrëveshjen 7 vjeçare me BE-në për programin Horizont Evropa, ku shteti shqiptar paguan një kuotë vjetore prej 160 milionë lekësh, e cila është një kuotë për tu dhënë mundësi universiteteve shqiptare që të aplikojnë në programe të BE-së dhe të thithin edhe fonde të tjera përveç fondeve të buxhetit të shtetit.

Jam shumë e lumtur që performanca e universiteteve tona është rritur ndjeshëm në këtë programe. Mjafton të krahasojmë programin e mëparshëm Horizont 2020 dhe programin Horizon Evropa, nga 8% që ishte niveli i suksesit të universitetet shqiptare, sot e kemi 38%. Vetëm në vitin e parë që është 2022, maj, universitetet shqiptare kanë arritur të thithin rreth 2.1 milionë euro. Parashikimet për gjithë periudhën 7 vjeçare janë që të kalojë shifrën 20 milionë euro. Kjo na bën shumë optimistë që mbështetja për pedagogët, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe falë punës dhe rritjes së performancës së tyre do të jetë më e madhe. Të ardhurat nuk do të jenë vetëm këto të pagës por edhe vë tjera. Ndërkohë ne kufirin e rritjes që vendosëm sot 15%,  vitin e ardhshëm mund ta rrisim përsëri, gjithmonë duke respektuar ligjin e arsimit të lartë dhe autonominë institucionale që kanë të gjitha universitetet.’- u shpreh Kushi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faruk: 05/10/2022 19:39

    Bilo Pilafi je i madh. Kam qesh me lot. Ka pak kohe qe sufllaqexhinjte bejne komente te rendesise se vecante????.

    Përgjigju
  • Artan: 05/10/2022 16:29

    As vendin e punes nuk e meritojne shumica att jo me rritje rroge. Universitetet kane nevoj per veting te titujve shkencore, te kontrollit te studimeve sepse jane plagjiature. Rregulla strikte te karieres ne universitete. Ndalimi i dypunsimit per petagoget me kohe te plote. Etj etj.

    Përgjigju
    • Nusja e Drakules: 03/11/2022 08:06

      Ke shume te drejte, por nuk shkruhet "petagog" por pedagog...Vec nese per mungese fondesh disa pedagoge filluan të benin peta byreku.????????????????

  • Mjeshtri: 05/10/2022 16:02

    Nje krahasim. Ne toronto mesuesit kane kerkuar 11% rritje rroge ne 4 vjet ndersa qeveria do ti jape 2%.

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:19

      Ku jeto ti mer. Toronto vetem ndihma sociale qe marrin shqiptaret eshte sa 2 here rroga e stafit me tiullin "profesor". Ca thu mer.

  • Lexues: 05/10/2022 15:55

    Nje nga arsyjet perse nuk kemi bere hajer si popull nder shekuj ka qene se nuk i kemi dhene asnjehere rendesi arsimit dhe kultures. Ne nje vend ku analfabetet levizin me makina 60 mije euroshe dhe me patllake ne brez nuk ka pse te me shqetesoje rritja e pagave per pjesen me te arsimuar te shoqerise. Ku ta gjejme qe te vije nje dite kur femijet te enderrojne te behet profesore ne Universitet.

    Përgjigju
  • Sifi: 05/10/2022 15:28

    Kush eshte au njeri qe punon dhe nuk do rritje page ? Ultimatum me buxheti e shtetit nuk ka ,por ne baze te tije behet rritja.Pedagoget po nuk i pelqeu 15 % le te largohen se ka studente te shkelqyer qe kane mbaruar nw vendet e huaja dhe ne Shqiperi qe mund ti zenvendesojne.Trupa pedagogjike e universiteteve duhet te kaloj ne veting nga profesoratet perkatese . Kush ka hy me mil dhe me rrushfet te largohet per oa aftesi ata qe e merutojne te qendrojne.Mhaft me mediokritetin 31 bjecar militantesk

    Përgjigju
    • Nusja e Drakules: 03/11/2022 08:04

      "Te kaloje ne veting nga profesoratet perkatese", hahaha...."Profesorate te perkatese"....dhe kush jane ata? Me shume pak perjashtime, nje soj jane te gjithe. Jane mbushur universitetet me profesora pa asnje fushe specializimi, eshte bere "inflacion" profesorash...Per keta te fundit ke fjalen?

  • Studenti: 05/10/2022 15:19

    Në vend që te kerkojne studentet kerkojne pedagoget hajde vend qudirash hajde

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:08

      Çudira me Ç e jo qudira. Duket qe ske shkuar ne shkolle. Sufllaqes ti i thua sufdhaçe.

  • xani: 05/10/2022 14:52

    po pse mer ngrihen me 7 perqind pak iu duken ktyre qe dhe jemi ne koh krize

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 15:06

      Sufllaqja mire mo?

  • arian: 05/10/2022 14:52

    skeni gje ne terezi me keto protesta o te mjere se i keni pare vet ca masash jane marre

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 15:07

      Te jete shteti shtet, me keto protesta do ikte per lesh piktori, po he thuaj se jemi ne Albanistan.

  • enri: 05/10/2022 14:51

    me shumnci te paguar nga saliu keta pedagog

    Përgjigju
  • tedi: 05/10/2022 14:36

    me vjen keq se nuk duhet te kishte ndodhur po jan ca petagog qe jan te ujitur per lek dhe jo per punen e tyre

    Përgjigju
  • klodi: 05/10/2022 14:34

    me shjme perpjekje pavarsisht qe mua mu duk budallik protesta por qeveria po e merr kete vendim vetem prej fillimit te shkolles

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:12

      Suflaqja mire?

  • vini: 05/10/2022 14:31

    dhe aq boll e kan

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:12

      Mire sufllaqja?

  • ersa: 05/10/2022 14:23

    e kane fiksim kto pedagoget te ankohen, e ktej nuk e zhvillojne procesin mesimor ashtu sic duhet, ai qe e meriton ti rritet rroga

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:12

      Me sufllaqen si je?

  • geni: 05/10/2022 14:22

    teper i miremenduar ky vendim, ai qe e meriton te kete rritje rroge

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:12

      E ke mire me sufllaqen?

  • Luan: 05/10/2022 13:49

    7% eshte nga buxheti shtetit mos te harrojne se universitetet jane te pavarura nga qeveria , kur bejne ndonje budallik thone jemi te pavarur tani nuk jane , kopilat hajdute

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:13

      E more sufllaqen sot?

  • Alban: 05/10/2022 13:47

    A ka nai proces si vettingu qe i kontrrollon kto pedagoget se jane monstra kur vjen puna te leket.

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:13

      O me si i ke punet me sufllaqen?

  • Teo: 05/10/2022 13:41

    Keta Jane te fundit qe duhet ti rritet rroga pasi Marin lek nga procimet e nxenese Marin nga library qe shesin nga cdo gje perfitojn

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:13

      Me sufllaqen ca u bo?

  • Poli: 05/10/2022 13:40

    Tani u kenaqen ata.Ca rroge ca bakshish ca provime vjeshte.Turp qe kerkojne rritje rroge

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:14

      Me sufllaqen mireee e?

  • Lule: 05/10/2022 13:39

    Ca duan m shume keta pedagog o i qr

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:14

      Qr sufllaqes thuaj.

  • Alban: 05/10/2022 13:37

    Bravo zoti rama gjykuat drejte dhe ne kete situate

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:14

      Vazhdon sufllaqja edhe ketu.

  • Andi: 05/10/2022 13:36

    Ca nuk pritet nga keta te paudhet do vazhdojne protestat per ilirin

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:14

      Jo proteste per sufllaqen.

  • Geni: 05/10/2022 13:36

    E perse refuzojne tani apo i ka blere saliu keta

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:15

      Jo i ka blere sufllaqja

  • Eno: 05/10/2022 13:35

    Pedagoget te protestojn para univeristeteve se ska u ka fajin qeveria

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:15

      Si ishte sufllaqja?

  • Ani: 05/10/2022 13:34

    Pak Leke Marin pedagoget nga studentet ne fakt e sju del rroga

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:15

      Me sufllaqe ne duar po shkruan?

  • Elis: 05/10/2022 13:13

    Shume mire lerjani ne dore universitetit se ato e dine me mire kush meriton e kush jo rroge me te larte

    Përgjigju
    • Me ca u paguat sot?: 05/10/2022 16:53

      Dopjo pite ti sufllaqen

  • Jori: 05/10/2022 13:12

    Keto pedagoget jane bere shume te pangopur ,e tmerrshme qe kemi njerez te tille ne vendin tone

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:16

      Me.ketchup apo pa majonese sufllaqen?

  • Jurgen: 05/10/2022 13:11

    Sduan as kompromis normal se sjane te kenaqur ,qe kur i marrin lek studenteve pedagoget sdo kenaqen kurr

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:16

      Ti sufllaqe dopjo pite

  • GASPER: 05/10/2022 12:50

    APO SKEMI PEDAGOGE NE PER PAGA TE LARTA , POTHUJSE 80 PERQIND ME DIPLOMA TE MARRA ME LEKE NE DORE , THJESHT ALBANISTANISTANET KERKOJN GJURULLDI

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:16

      Ti sje sufllaqe

  • fracila: 05/10/2022 12:42

    Pse dhe rroge duan keta hajdute qe i grine studentat, nuk japin provim pa mare euro se leket nuk i duan. Hajdute te ndyre qe e shkateruan arsimin.

    Përgjigju
  • franceska: 05/10/2022 12:36

    skan ca bejn dhe rrijne e dalin ne protesta kur cdo gje i shkon vaj.

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:17

      Dopjo sufllaqe per ty

  • ersi: 05/10/2022 12:35

    seshte se po bejn ndonje pune kushedi se cfar qe ti rritet rroga m aman

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:17

      Me mire tja rrisim atyre te sufllaqeve

  • Kevi: 05/10/2022 12:15

    Rroga do u rritet ne baz te punes se tyre dhe viteve te punes jo sa her tu doj qefi

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 05/10/2022 12:25

      Sufllaqja mire?

  • Anisa: 05/10/2022 12:15

    Jam kurioze per ca do ankohen tani qe do i rritet paga. E sigur qe do gjejn ndonj gje tjeter

    Përgjigju
    • Criminal.: 06/10/2022 06:36

      Zgjidhja eshte rroft partia se sufllaqe ka plot. Votoni njihere ndryshe o komuniste zorrethare

    • Delinquenti: 05/10/2022 18:17

      O BILE u me fal BOLE he se gabova BILI po prap me duket se gabova po hajt me po e lejme BOLE se kjo me duket me bukur po mir qe pergjegjesh po jep nji zgjidhje ti o BOLE ose bilo si ta thone .....

    • Bilo pilafi: 05/10/2022 16:17

      Per sufllaqen tende ndoshta

  • Yllka: 05/10/2022 12:14

    Nuk kan pse dalin ne protesta pasi nuk e ka fajin qeveria per pagat e tyre

    Përgjigju
    • Llaqi: 05/10/2022 12:55

      Kush e ka fajin?

  • Esi: 05/10/2022 12:13

    Ne fakt petagoget kan pune te lodhshme dhe e merituan rritjen e rroges

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 05/10/2022 23:57

      Bilo Pilafi qenka luftetar kundra te gjitheve. O Bilo, profesorati kudo ne bote ka tituj te merituar, pa plagjiature, ka aktivitet te mirefillte shkencor dhe botime ne revista te njohura e aprovuara. Po keta pedagge qe duan 50% rritje, cfare jane, plagjiaturista, sufllaqrxhinj, i sherbejne politikes dhe dembelizmit qe kerkon te rikthehen. Universitetet kane histori mijevjecare, qe nga Bolonja dhe Salamanca etj. Nuk shkel kollaj ne universitete, kurse keta jane dembele. Kaq i rendesishem eshte profesorati, saqe edhe ne shkolla te mesme, te zgjedhura, profesoret duhet te kene PhD. Nese keta dembele profesore nuk duan te kthehen ne auditore, ka plot qe nga jashte i zevendesojne. Edhe profesore te huaj duhet te kete ne Universitetet tona, jo bashkepunim, se degjeneron pastaj puna dhe rezultati. Duhet te kete veting edhe ne Universitet per titujt, cfare kane bere, ku i kane botimet, kush jane primary source, etj. Keta nje pjese bole profesore le te qerrohen, vetem mire do jete. Flasin vete studentet qe mbarojne jashte qe shkojne nga Shqiperia, pale pastaj ata qe kane emigruar, Cfare jujtojne keta se jane. Une doja ulja rrogen, dhe do ja ngrija 30-40-50% vetem atyre qe e meritojne. Prandaj nuk konkurojme dot me jashte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?