Nga dita e nesërme, pedagogët do të kthehen në auditore por nuk do të ndalin protestat. Ata kanë vendosur që të mos pengojnë më zhvillimin e procesit mësimor në Fakultete, por do të vijojnë protestat dhe grevat derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara prej më shumë se 3 javësh.
Gjithashtu njoftojnë se do të zhvllojnë protestën e radhës Kombëtare, të martën në orën 11:00 përpara Korpsuit Qendror të UPT. Ky vendim erdhi pasi kërkuan garanci nga Presidenti për të hyrë në grevë urie, por nuk morën një përgjigje.
Në reagimin e kësaj të diele, Sindikata sqaron se pedagogët iu drejtuan qeverisë për mbështetje financiare, por heshtja solli protestat dhe bojkotin mësimor. Në një kohë kur qeveria ka vendosur mbështetje me 15%, pedagogët kërkojnë më shumë. Megjithatë theksojnë se ndodhen në situatë kritike, ndaj kanë vendosur të tërhiqen nga bojkoti për t’u kthyer sërish aty ku duhet të jenë, në auditore.
"Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët;
Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara;
Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!
Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit Qëndror të UPT" - thuhet në deklaratën e SPUSH.
Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.
Kërkesat e kryesore të pedagogëve
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Kthehuni ne auditore ku nuk ka studdene ( te gjithe kane ikur jashte shtetit). E filloni mesimin ne Nentor, beni dyjave pushime ne janar dhe e mbaroni ne Prill. Viti shkollor nga 10 muaj para 90 i reduktuar ne 5 muaj tani. Per kerkesat keni te drejte, ama edhe pedagoge me titull profesor pa studente dhe pa pune shkencore vetem ne Shqiperi ben vaki.Rrumpalle ne arsimin universitar shqiptare
PërgjigjuPra po vazhdoni luften tuaj duke filluar pune Ketij i thone sindikalizem,jepni tani dhe rames nje dekorate si ajo qe i dhate berishes kur ishte kryminister.Normal kur kryesia e sindikatave ka moshen mezatare mbi 70 vjeç
Përgjigju