Një prej pedagogëve që ka dalë në protestë ditën e sotme ka treguar bisedën me ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se nuk kanë lekë për t'i plotësuar kërkesat. Ndër të tjera i bën ftesë rektorit të Univdersitetit të Tiranës që t'i bashkohet dhe paralajmëron bojkot të mësimit nëse deri me datë 17 tetor nuk plotësohen kërkesat e tyre.
"Gojëve të liga i them, mirëse keni ardhur. Ja ku i keni pedagogët, 4 ose 5 herë më shumë se Fakulteti i Shkencave. Ministrja e Arsimit shkoi në Universitetin Bujqësor për të thënë se kërkesat janë minimaliste dhe do i realizojmë të gjitha. Kështu na tha dhe neve. Do të thotë se ne do të realizojmë ato që kemi kërkuar. Në fund fare tha jam me ju, por nuk ka lekë. Ne i thamë faleminderit, herën tjetër do të takohemi bashkë me kamerat përballë dhe kryeministrin. Nuk dua të besoj gojët e liga se rektori ka ftuar dekanët për të na bërë karshillëk. E ftoj të bashkohet me ne.
Rrugës kur po vija, doja të shihja satelitët. Ne kemi kërkuar 50% rritje rroge. Kolegët e shënuan 20-30. Në datë 17, ne nuk do të hyjmë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor. Jemi të gjithë njëlloj", tha pedagogu.
Lajmi kryesor:
Protesta e pedagogëve në Tiranë: Pa rritje page, nuk hyjmë në auditore më 17 tetor! Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?
//ReportTv.al