E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Mirela Petre Sula, mjeke pediatre me një eksperiencë të gjatë, e cila ndau me publikun disa këshilla për shëndetin e fëmijëve gjatë periudhës së ndryshimit të temperaturave, si në këtë kohë.
”Është shumë e rëndësishme kontakti me pediatrin, për të dhënë këshillat e duhura për fëmijët” tha ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se nuk duhet të shkojmë tek pediatri vetëm kur kemi një problem.
Ajo tha se viruset janë sunduesit e kohës vjeshtë-dimër dhe se duhet një kujdes i shtuar nga nënat për të gjithë fëmijët, pasi në qarkullim kemi viruset e zakonshmëm të stinës.
Çdo gjë varet nga imuniteti i trupit të secilit, por sipas mjekes fëmijët e vegjël dhe të moshuarit mund të jenë me shenja më të rënda.
Mjekja foli dhe për një numër masash të shtuara higjene për të evituar përhapjen e virusit, pa harruar ushqimin e shëndetshëm me zarzavate dhe perime të stinës, në mënyrë që të forcojmë imunitetin.
Lajmi kryesor:
Fotografja e bebave Armejsa Kullolli: Emocionet e fotos së parë janë magjike! Mamia: Është shumë e rëndësishme që të flitet me specialistët gjatë shtatëzanisë
G.K/r.k./ReportTv.al