Pedofili me fëmijë të mitur në Instagram, grekët duan shqiptarët që përdorin profilet

17 Korrik 2019, 11:07| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 11:09

  • Share

Disa pedofilë shqiptarë janë kthyer në shqetësim serioz për disa fëmijë të mitur grekë, të cilëve u kanë hapur faqe në internet në aplikacionin “Instagram” duke i publikuar foto intime dhe të pakëndshme.

Një fenomen i tillë pedofilie është kapur nga autoritet e drejtësisë Greke, të cilat kërkojnë në këtë rast edhe ndihmën e prokurorisë Shqiptare, pasi personat që menaxhojnë këto faqe jetojnë në Shqipëri.

Rezulton se nga materiali i sjellë nga autoritetet greke të Drejtësisë janë duke hetuar për veprën penale “Mbrojtja e të dhënave me karakter personal” dhe “Pedofili” në dëm të të miturit B.A.,pasi një person i panjohur ende, ka krijuar në faqen e rrjetit “Instagram” një profil me të dhënat e një fëmije të mitur të moshës 14 vjeç, duke publikuar atje edhe foto të të miturit.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore përmes aplikacionit të adresave “WHOIS IP”, rezulton që adresat i përkasin ofruesve shqiptar të kompanive të telefonisë celulare dhe internetit. Nisur nga kjo situatë nëpërmjet një letërporosie prokurorët grekë kërkojnë verifikimin e të dhënave të identitetit të plotë të personave që rezultojnë pronar dhe përdorues të adresaver.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?