Bota

Pedofilia: Papa Françesku merr vendimin historik, heq sekretin pontifik për rastet e abuzimit të fëmijëve

17 Dhjetor 2019, 12:25| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 16:33

  • Share

Sekreti pontifik për rastet e abuzimit seksual të të miturve është shfuqizuar.

Kjo u realizua nga Papa Françesku i cili nxori Udhëzimin "Për konfidencialitetin e shkaqeve".

Në 'Rescriptum ex audientia' me të cilin shpallet udhëzimi, neni 1 shprehet se "nuk mbulohen nga sekreti denoncimet, ankesat, gjykimet dhe vendimet në lidhje me krimet e abuzimit seksual" në lidhje me fëmijët

Sekreti do të mbetet në fuqi vetë në rastin kur kërkohet mbrojtja e reputacionit të mirë, imazhi dhe sfera private e të gjithë njerëzve të përfshirë.

Masa do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës. Edhe pse disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, praktika të tilla nuk janë universale, raporton CNN.

Papa ndryshoi gjithashtu përkufizimin e Vatikanit për pornografinë e fëmijëve, duke rritur moshën nga 14 vjeç e lart në 18 dhe më të vjetër.

“Ky është një vendim epokal,” tha kryepeshkopi i Maltës Charles Scicluna, një nga hetuesit më me përvojë të rasteve të abuzimit seksual.

Papa Françesku gjithashtu pranoi dorëheqjen e kryepeshkopit Luigi Ventura, ambasadori i Selisë së Shenjtë në Francë, i akuzuar për abuzim seksual.

/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 17/12/2019 20:36

    Prandaj gjithnje e me shume kleri po del nga mendja e zemra e njerezve sepse kane bere , bejne dhe do të bejne gjera të cilat nuk janë për ate qe propogandojne se sherbejne. Jam i mendimit qe nqse dikush kerkon të behet klerik, nuk duhet të njollose misionin e tij dhe as të skandalizoje komunitetin. Me mire të rrish civil dhe të besh jeten tende të lirë se sa klerik dhe të jetosh me veset e civilit. Duhen ndare gjerat , ose klerik dhe të perpiqesh të ndryshosh jetën e veset e tua, ose civil me njemije e nje vese.

    Përgjigju
    • hahah: 18/12/2019 01:09

      se shum ia thu mar burr edhe ti,ia ke ba itesh si nard ndoka

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?