Nga pedonalja e Tiranës

Kronikë

Pedonalja e Tiranës plot e për plot me njerëz sikur s'ka COVID, lokalet nisin përgatitjet për hapjen

12 Maj 2020, 14:51| Përditesimi: 12 Maj 2020, 15:15

  • Share

Si asnjëherë më parë gjatë këtyre ditëve të pandemisë, pedonalja e kryeqytetit ka qenë e mbushur me qytetarë.

Ajo është parë si shpëtim nga dielli i fortë i kësaj të marte, ku siç shihet në fotot e LSA-së qytetarët nuk ruajnë distancën dhe jo të gjithë janë pajisur me maska dhe doreza. Tirana është një zonë e kuqe, po kjo për është përkthyer për qytetarët një liri-dalje pa kufizime sikur virusi është zhdukur.

Ndërkohë, baret dhe restorantet kanë nisur nga puna për t'u përgatitur për hapjen e tyre, që përkon pas datës 18 maj.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?