Pedro Sanchez mori për herë të dytë votëbesimin nga Parlamenti i Spanjës për të qenë kryeministër i vendit. Ai u rizgjodh me shumicë absolute dhe 179 vota pro.
Ai u mbështet nga 8 parti në parlament. “Jo” kryeministrit të ri i thanë 171 deputetë të Partisë Popullore konservatore, të ekstremit të djathtë Vox dhe një deputet nga partia e Navarrës.
Kryetarja e Kuvendit i shpalli rezultatin mbretit Felipe dhe sipas të gjitha gjasave betimi i qeverisë së re të koalicionit të qendrës së majtë do të bëhet të premten ose të shtunën.
Komento