Bota

Pedro Sanchez zgjidhet kryeministër, lindi qeveria e parë e koalicionit në historinë Spanjolle

7 Janar 2020, 16:42| Përditesimi: 7 Janar 2020, 16:44

  • Share

Për herë të parë që nga kthimi i demokracisë, Spanja ka një qeveri koalicioni. Me shumë përpjekje Pedro Sanchez fitoi besimin e parlamentit, me një rezultat shumë të ngushtë por historik (167 - 165).

Socialistët do të qeverisin me Podemos, partia e ‘indignados’ që në pak vite u ngrit nga sheshet e protestës në ekzekutiv.

Lindja e qeverisë progresive, si dhe marrëveshja midis Psoe dhe Podemos, është edhe për shkak të një pakti me katalanët e ‘Esquerra Republana’, udhëheqësi i së cilës, Oriol Junqueras, është në burg, i dënuar me 13 vjet për përpjekje për të deklaruar Pavarësinë.

Një tjetër element që e ka bërë klimën inkandeshente është abstenimi i ‘Bildu’, partia e së majtës baske, trashëgimtare e ‘Batasuna’ që konsiderohet krahu politik i ETA.

"Kjo ishte e vetmja mundësi e mundshme për krijimin e qeverisë," – tha kryeministri para votimit, "një koalicion i përparimit dhe dialogut".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?