FRANCË- Kulla Eiffel në Paris, e mbyllur për 6 ditë, duke përfshirë edhe ditën e sotme, për shkak të grevës së organizuar nga dy sindikatat ku bëjnë pjesë punëtorët e kantierit, do të rihapet nesër ( 25 shkurt). Kjo vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes vetë sindikatave dhe SETE, Societé d'exploitation de la Tour Eiffel, e cila menaxhon monumentin simbolik të kryeqytetit francez.
“Ekipi drejtues i SETE-s dhe sindikatat kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund grevës me kusht që palët të monitorojnë rregullisht modelin ekonomik dhe evoluimin e investimeve dhe të ardhurave të punës së kompanisë përmes një organi që do të mblidhet çdo 6 muaj”, saktëson vetë kompania në një deklaratë. Situata e acaruar iu afrua rekordit historik të mbylljeve për shkak të goditjeve të Dame de Fer, 6 ditë e gjysmë, krijuar në vitin 1998.
Kushtet e marrëveshjes
Objektivi është kthimi i kompanisë, e cila ende vuan nga mungesa e fluksit turistik gjatë viteve të Covid-it, në një buxhet të balancuar deri në vitin 2025. Drejtuesit dhe sindikatat kanë arritur gjithashtu një marrëveshje për një investim ambicioz prej 380 milionë euro deri në vitin 2031 për punimet dhe mirëmbajtjen e Kullës.
Në veçanti, është planifikuar të përfundojë lyerja, proçes në vazhdim, i njëzeti në 135 vitet e ekzistencës së monumentit. Kjo është pikërisht një nga temat vendimtare për mirëmbajtjen e monumentit, përkeqësimi i rëndë i të cilit u denoncua nga sindikatat ditët e fundit. Pesë ditët e grevës nënkuptonin humbjen e rreth 100 mijë vizitorëve për kompaninë.