Peizazh fantastik, 15 piktorë nga mbarë vendi hedhin në telajo Pyllin e Fazanëve

7 Nëntor, 17:23| Përditesimi: 7 Nëntor, 17:42

  • Share

MALIQ- 15 piktorë u bënë bashkë në koloninë e piktorëve, që organizohet për të katërtin vit radhazi në Maliq.

Destinacioni i parë është Pylli i Fazanëve, një nga vendet më të bukura të juglindjes së vendit. Në këtë atmosferë, me harmoni ngjyrash dhe bukuri natyrore, piktorët do të zgjedhin vendin ideal për të hedhur në telajo atë çfarë u jep frymëzim. Pjesë e kësaj kolonie, për herë të parë, është edhe 70-vjeçari Astrit Himzaj, i cili jeton prej vitesh në Francë.

“Sot unë jam te ky pylli këtu ku do të paraqes vjeshtën dhe pastaj do të vazhdojmë edhe me pasazhe në vende të tjera. Edhe pjesa e sipërme e Maliqit kishte gjëra të bukura shumë”, u shpreh Astrit Hizmaj, piktor

Pjesë e kolonisë janë edhe piktorë që marrin pjesë për herë të tretë, por që gjithmonë kanë diçka për të hedhur në telajo në këtë vend, që tashmë e njohin më së miri.

“Vij me shumë dëshirë, sepse këtu është një natyrë e virgjër, e mrekullueshme dhe njerëzit kujdesen për këtë natyrë dhe për fazanët dhe kafshët e tjera, që rrethojnë këtë pyll”, tha Flutura Maçi, piktore.

“Meqenëse jam edhe me prejardhje gorane më bie edhe detyra që ta pikturoj këtë peizazh më së miri dhe të hedh mbresat e mia dhe kujtimet e prindërve të mi”, u shpreh Kudret Durollari, piktor.

Promovimi i zonës është një ndër synimet kryesore të kolonisë së piktorëve, e cila për tre ditë me radhë do të ketë në fokus vende të ndryshme të juglindjes së vendit. Pas Pyllit të Fazanëve, destinacioni i radhës do të jetë fshati Podgorie dhe Lugina e Devollit.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?