'Peizazh mahnitës i rrugës Leskovik-Ersekë', Rama: Ky vit solli shumë turistë, më tepër akoma tjetri (Video)

26 Nëntor 2023, 17:43| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 21:14

  • Share

Këto janë pamjet e rrugës së rikonstruktuar Leskovik-Ersekë që ka shërbyer si një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Pamjet nga peisazhi mahnitës që ofron përshkimi i kësaj rruge janë publikuar në rrjete sociale nga kryeministri Edi Rama i cili po ashtu vuri në dukje edhe ndikimin e saj në shtimin e fluksit të turistëve që vizituan zonën.

"Peizazhin mahnitës të rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë, e më shumë akoma do të sjellë tjetri, ju uroj një të diel të mbarë", shkruan Rama.

Ndërtimi i rrugës Leskovik-Ersekë është pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror. Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushtoi rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH.

 

Ora 18:11
Fier/ Pamje përgjatë fshatit ku natyra është qëndisur me të mbjella nga fermerët duarartë

Fshati Gjinoqarë në Fier, ka një natyrë të bekuar e të qëndisur me të mbjella nga fermerët duarartë.

Kjo është panorama që sjell natyra e mrekullueshme e këtij fshati. Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale nga kryeministri Edi Rama.

Natyrës së bukur të këtij fshati, Rama nënvizon se i është shtuar qëndisja me të mbjella nga fermerët e zonës.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?