Piktura “Kulla e Xhamisë Koutoubia”

Peizazhi marokenë i pikturuar nga Churchill dhe në pronësi të Angelina Jolies, shitet në ankand për një çmim ‘rekord’

2 Mars 2021, 13:06| Përditesimi: 2 Mars 2021, 13:10

  • Share

Peizazhi marokenë i pikturuar nga Winston Churchill, ish kryeministri britanik dhe në pronësi të aktores Angelia Jolie u shit në ankand të hënën për më shumë se 11.5 milion dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm, që ishte pak më pak se 1.8 milion.

“Kulla e Xhamisë Koutoubia” është piktura e vetme e Churchillit gjatë luftës së dytë botërore dhe ia dhuroi ish-presidentit të SHBA-së Franklin D. Roosevelt në 1943.

Piktura u shit nga djali i Roosevelt pas vdekjes së Churchill në 1945, dhe ka pasur disa pronarë para se Bradi Pitt, ish bashkëshorti i Jolies ta blinte dhuratë për të në vitin 2011.

Sipas kreut të artit britanik Nick Orchard, piktura për Churchill ishte një pasion absolut!

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?