Parcela me kanabis

Kosova & Rajoni

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

27 Shtator 2024, 15:09| Përditesimi: 27 Shtator 2024, 15:13

  • Share

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar sot sasinë më të madhe të kanabisit të kapur ndonjëherë në vend. Në Kliçinë të Pejës është sekuestruar 1 ton kanabis, me vlerë përafërsisht 5 milionë euro.

Sekuestrimin e lëndëve narkotike e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë, sasia më e madhe që pas luftës në Kosovë. 

“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim...”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e tij në Facebook.

Aktualisht ka nisur shkatërrimi i bimëve të drogës, ndërsa më vonë pritet një konferencë për aksionin e sotëm për të cilin thuhet se nuk ka të të arrestuar.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?