Pejë, Kosovë

Në grua vritet në Pejë, arrestohet bashkëshorti

16 Prill, 09:15| Përditesimi: 16 Prill, 10:26

  • Share

Një grua është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

Sipas mediave në Kosovë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar. Bëhet me dije se vrarsësi është bashkëshorti i viktimës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë konfirmoi për mediat se i dyshuari u arrestua dhe arma u konfiskua.

Ndërsa shton se është në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë. Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit kur vriten vajzat dhe gratë në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?