Në një deklaratë për media kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri ka folur rreth ngjarjes së përgjakshme në qytetin e Pejës. Muhaxheri shprehet se ka patur kontakt të vazhduar me njërin prej viktimave, Astrit Ademjn duke përfshirë edhe ditën e sotme.
Në deklaratë Muhxheri thotë:
“Prej fjalëve të para është një konflikt i çastit që ka ndodh në mes të Astritit dhe tash të dy viktimave dhe ka rezultuar me shkrepje zjarri”, thotë Muhaxheri.
A dinte Muhaxheri për ndonjë konflikt në mes të Ademajt e Kadrijajt?
“Nuk kam ditë. Astritin e kam takuar sot ditën, ka qenë i prokupuar me aktivitetin e tij politik. Nuk ka pasur asnjë shenjë që ka pasur konflikt me dikë”, tha Muhaxheri për median.
“(Me Astritin) (Zakonisht jemi takuar çdo ditë para një lokali që është afër Komunës, ku ai rri me shokë. Blerandin veç e njoh nuk e kam takuar a me Astritin jam takuar shpesh. Vëllain e tij e kam si shok”, shpjegoi ai.
“Është rast tepër tragjik”, shprehet Muhaxheri duke u shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave.
“Unë i pyeta edhe shokët por po get ka qenë konflikt pak më i hershëm ose i momentit që ka ndodh në mes të këtyre dyve sot”, përfundon ai.
Lajmi kryesor:
Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin me armë njëri-tjetrin! Sherri nisi në një lokal
er.k./ReportTv.al