Bota

Pekini 'mposht' Nju Yorkun, më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër në botë

8 Prill 2021, 10:17| Përditesimi: 8 Prill 2021, 13:14

  • Share

SHBA kanë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër, por Nju York nuk është më qendra më e populluar e miliarderëve, pasi Pekini ka më shumë miliarderë sesa secili qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.

Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është shtëpi e 100 të tillëve, theksohet në listën e rëvistës.

Pekini ka mundur Nju Jorkun me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur pozitën e parë në shtatë vjetët e fundit.

Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje.

Mirëpo pavarësisht pse Pekini ka më shumë miliarderë, shuma e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë rezident në Kinë.

Miliarderi më I pasur në kryeqytetin kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit TikTok dhe shef ekzekutiv i kompanisë simotër ByteDance, me një pasuri që kap vlerat e 35.6 miliardë dollar, ndërkohë që në Nju York, më I pasuri është Michael Bloomberg, me një pasuri prej 59 miliardë dollarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?