Sport

Pele në gjendje kritike, e bija shkruan mesazhin prekës

24 Dhjetor 2022, 10:19| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 11:31

  • Share

Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele prej 29 nëntorit qëndron i shtruar në klinikën "Albert Einstein" në Sao Paolo të Brazilit. Legjenda e futbollit vuan nga kanceri dhe prej 2021 është në vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve. 82-vjeçari duket se është përkeqësuar orët e fundit, me mediet në Brazil që shkruajnë se familjarët e tij janë duke udhëtuar për në Sao Paolo në mënyrë që t'i qëndrojnë pranë.

Vajzat e tij janë duke qëndruar pranë Pele, teksa së fundmi kanë postuar edhe një foto nga spitali. Vajza e tij e madhe, Kelly duket duke e përqafuar ndërsa Celeste po qëndon pranë legjendës së futbollit.

"Ne jemi akoma këtu, në këtë betejë dhe me besim. Një tjetër natë së bashku”, shkruan Kelly Nascimento, vazja e madhe e Pele.

S.Dh/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?