Foto nga ish kampi i Tepelenës

Pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në ish kampin e internimit në Tepelenë

23 Gusht 2022, 21:06| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 21:09

  • Share

Qiparizat që janë mbjellë për të kujtuar mbi 300 fëmijët që nuk mbijetuan në ish kampin e internimit në Tepelenë po rriten. Çdo vit dhjetëra familjarë të personave që vuajtën apo humbën jetën zhvillojnë një pelegrinazh dhimbjeje, nderimi dhe kujtese në këtë zonë ku kanë mbetur ende grehinat e vjetra të kazermave.

Gjergj Mata ka udhëtuar nga Mirdita dhe thotë se ka ardhur të nderojë nusen e xhaxhait të tij e cila humbi jetën në këtë kamp duke lënë jetimë dy fëmijët e saj, dy dhe katër vjeç.

“Quhet Dila Frrok Mata, në gusht të 1949 është interrnuar me dy vajzat edhe gjyshin. Xhaxhai u pushkatua në Qafën e Valmirit nga regjimi komunist dhe nusen e tij dhe dy vajzat dhe gjyshin e internuan në Kampin e Tepelenës”, tha ai.

Pas vdekjes së nënës fëmijët u dërguan në Mirditë, ndërsa eshtrat e gruas edhe sot nuk janë gjetur, thotë Gjergji.

"Dilën e kanë varrosur duke e mbuluar me gjethet e pemëve dhe duke i hedhur dhe sipër siç na kanë dëshmuar familjarë të tjerë tanët që ishin në këtë kamp nga Gjegjani. Vajzat ishin të vogla dhe rastësisht i kanë nxjerrë nga kampi dhe i kanë sjellë në shtëpi. Një fshatar i ka sjellë me kafshë. Njëra nga vajzat peshonte më shumë dhe tjetra më pak dhe ka përdorur gurë për t`i balancuar peshat deri sa i ka sjellë në udhëtimin e gjatë në shtëpi", thotë Gjergji.

Vende si ish Kampi i Tepelenës e kanë ngarkesën e dhimbjes por edhe kërkojnë drejtësi thotë kryetari i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Ethem Fejzullari.

"Ky vend rënkon, qan, vuan nga eshtrat që akoma prehen këtu. Askush nga autoritetet nuk është i interesuar t`i kërkojë, t`i gjejë dhe të varrosen në vendin e merituar", thotë më tej ai.

Zoti Fejzullari thotë se i provoi kampet e internimit që në moshën 4 vjecare në Fushë -Krujë ku kushte ishin çnjerëzore. Ndërsa Tefta Mersini thotë se erdhi foshnjë në ish Kampin e Tepelenës dhe deri në vitet nëtëdhjetë jetën e kaloi në kampet e internimit.

"Erdha në moshën gjashtëmuajshe nga Dukati i Vlorës me nënën në Kampin e Tepelenës . Më pas na dërguan në Plug të Lushnjës ku ndenjëm një vit e gjysëm dhe pastaj në Savër ku kaluam jetën në internim deri sa erdhi demokracia në vitet nëntëdhjetë. E gjitha kjo sepse na u arratis babai i cili la nënën me gjashtë fëmijë Dy nga vëllezërit bënë burgje gjatë regjimit. ”

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thtoë se Kampi i Tepelenës mbart shumë mesazhe.

Ky vend, Kampi i Tepelenës bashkë edhe me disa vende të tjera siç është Kampi Spaçit apo disa burgje të tjera të tjera besoj meritojnë shumë më tepër se sa një kujtesë sporadike që mund të bëjnë ata që kanë qenë këtu. Një nga inisiativat e Partisë Demokartikë është pikërisht ligji i depozituar në Parlamentin shqiptar për ta shpallur Kampin e Tepelnës dhe Kampin e Spaçit si Muze Kombëtar.

Në kampin e Tepelenës u internuan rreth 1500 familje, krysisht nga Veriu i Shqipërisë me rreth 3380 persona nga të cilët mbi 1250 ishin gra. Kë Kampin e Tepelënës vuajtën 1161 fëmijë 285 prej të clëve humëbn jetën nga kushtet e tmershme të ushqimit dhe higjenës në harkun e tre muajve.

Qeveria amerikane në vitin 1995 e përmend Kampine eTepelenes në një raport në Kombet e Bashkuara duke ngritur me forcë shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe përdorimin e punës së detyruar si mjet ndëshkimi./VOA

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?