Pelegrinazh në manastirin e 'Shën Kozmait' në Fier, shenjtorit që u sakrifikua për Ali Pashën! Gojëdhënat thonë se i parashikonte fatin

24 Gusht, 15:31| Përditesimi: 24 Gusht, 15:47

  • Share

Me qindra besimtarë ortodoks kremtuan festën e shën Kozmait në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit. Pelegrinët ndezën qirinj mbrëmjen e së premtes në manastir duke i përcjellë lutje shenjtorit duke besuar në fuqinë mrekullibërëse. Një pjesë e madhe e besimtarëve kaluan natën në manastir.

“Vijmë me besim dhe shpresë dhe i lutemi zotit të na ndihmojë. Është një festë e bukur vijnë emigrantë nga jashtë dhe njerëz nga gjithë Shqipëria. Vijnë njerëz të sëmurë që kane gjetur shërim. Shën Kozmai është i bekuar nga Perëndia”, thanë besimtarët.

 

Festa e Shën Kozmait, shumë popullore në gjithë zonën e Myzeqesë, vazhdon edhe të shtunën e 24 gushtit, ditë që përkon me martirizimin e shenjtit Kozma të Etolit.

Historia dhe gojëdhënat e shumta tregojnë se shenjti Kozma u vra nga Kurt Pasha në 24 gusht 1779, në shenjë hakmarrjeje të miqësisë së tij me Ali Pashë Tepelenën, në fshatin Mujalli të Fierit, fshati ngjitur me manastirin e Shën Kozmait. Ndërsa trupi i tij u gjet po në 24 gusht në lumin Seman nga një prift i kishës së Shën Marisë . Trupi i tij u varros pranë kësaj kishe, ndërsa Ali Pashë Tepelena, në shenjë mirënjohjeje të thellë për shenjtin që i parashikonte fatin, financoi dhe urdhëroi ndërtimin e kishës se Shën Kozmait në vitin 1815.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 25/08/2024 15:17

    Edhe Janullatosin do e shpallin të shenjtë. Këta drejtuesit e kishës ortodokse s’kanë të bëjnë me Zotin, janë thjeshtë rrogëtarë dhe biznesmenë.

    Përgjigju
  • Jaho: 24/08/2024 16:10

    Kozmai ishte spiun rus e punonte per helenizimin e tokave shqiptare. Ai eshte shenjt per Greqine por jo per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?